Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit duke e shfrytëzuar këtë të drejtë kushtetuese. 

Sipas Kurtit, procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia e tyre për të forcuar lidhjen me atdheun. 

Afati i regjistrimit online përmes platformës e-diaspora është deri më datë 31 Gusht 2024.

Procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore, aplikimin për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimin për të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit.

Me ligjin e ri është lehtësuar procesi i votimit nga diaspora edhe në objektet e përfaqësive diplomatike të shndërruara në hapësira votimi.

Klan News