Kryeministri në detyrë njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ftuar krerët e partive politike parlamentare në takime të ndara për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Ftesat janë bërë në tri orare të ndryshme për të martën ose të mërkurën.
Derisa Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, kanë refuzuar takimet me Kurtin, ai me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku do të zhvillohet të martën në orën 18.00.
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila,më herët ka thënë se diskutimet mbeten të hapura, dhe se çdo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me rezultatin zgjedhor.
U pyet edhe rreth mundësisë që në takimet e ardhshme të propozohet një emër për president nga Lëvizja Vetëvendosje.
Të enjten tashmë është e caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit dhe mbetet të shihet nëse bisedimet do të kenë rezultat e që do të prodhojnë edhe konstituimin e Kuvendit dhe më pas zgjedhjen e presidentit e formimin e qeverisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 