Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale e demokratike.

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte nëse emri i tij do të propozohej për president si emër i opozitës së përbashkët.

Ai ka theksuar gjithashtu se AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti. Sipas tij, vetëm bashkimi i opozitës me një marrëveshje dhe një kandidat të përbashkët për president do të mund ta ndryshonte situatën aktuale politike.

Pas rezultateve të 7 qershorit kanë nisur sërish përçarjet në LDK. Tri degë të kësaj partie i kërkuan Lumir Abdixhikut dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi partia doli sërish e treta.

Ai refuzoi, duke thënë se ka besimin e partisë në votëbesimin e 31 janarit, teksa u kërkoi dorëheqjen kryetarëve të atyre degëve.

Tv Klan

/tvklan.al