Është dita e dytë që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është fitues i zgjedhjeve të 9 Shkurtit po vazhdon konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re.

Duda Balje nga Bashkimi Social Demokrat (SDU) dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) kanë thënë se nuk ia ka dhënë konfirmimin kryeministrit në detyrë Albin Kurti nëse do ta mbështesin për mandat të tretë.

Sipas tyre, Kurti nuk konfirmoi nëse do t’i plotësojë kërkesat e tyre për komunitetet që përfaqësojnë.

E Partia e Romëve të Bashkuar dhe Koalicioni Vakat kanë konfirmuar votën për qeverinë Kurti 3.

Kurti ka zhvilluar takime edhe një ditë më parë ku ka marrë konfirmimin për vota për nga Emilija Rexhepi, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi dhe Fikrim Damka.

Në rast se Kurti ka të gjitha votat e komunitetit pakicë me të cilët është takuar atëherë do t’i duhen edhe 2 vota të tjera për të formuar qeverinë.

Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet më 15 Prill. Kryeministrin në detyrë në objektin e qeverisë e ka vizituar edhe shefi i zyrë së BE-së në Kosovë.

Tv Klan