Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Qeveria E Kosoves

Deputeti i LVV-së thotë se partia ka arritur marrëveshje me Nismën për Qeverinë e re

Fituesja e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për ta formuar Qeverinë e re të vendit, tha të enjten vonë deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Haxhi Avdyli. Duke folur për emisionin “Konfront” të KTV-së, Avdyli tha se nuk është i autorizuar të flasë për marrëveshjen, por shtoi madje se bisedimet...

Prill 17, 2025

“Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, sepse askush nuk e do formimin e qeverisë”

Ngecja në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, është një nyje e patejkalueshme, sepse mungon vullneti politik dhe ekziston dëshira për keqinterpretim të ligjeve dhe Kushtetutës. Kështu thotë profesori i Sociologjisë dhe njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, në intervistë për Radion Evropa e Lirë, pasi që deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk e...

Prill 17, 2025

Krasniqi: PDK, e gatshme të formojë qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se partia e tij është e gatshme për të formuar qeverinë në rast se Vetëvendosja nuk e arrin shumicën e 61 votave. Për Krasnqin, Bedri Hamza është një kandidaturë e gjithëpranuar për postin e kryeministrit.

Prill 11, 2025

Abdixhiku: Nëse LVV-ja nuk i ka numrat, partitë e tjera mund ta bëjnë Qeverinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kushtetuta e Kosovës mundëson që secila parti që dëshmon para presidentes, Vjosa Osmani, se mund ta bëjë shumicën në Kuvend, të mund të formojë Qeverinë e re të Kosovës. Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e nëntë, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse LDK-ja që...

Prill 11, 2025

Regjistrohet deputet, Kurti hesht për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme. Ai nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as...

Prill 10, 2025

Kurti vazhdon negociatat për qeverinë

Është dita e dytë që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është fitues i zgjedhjeve të 9 Shkurtit po vazhdon konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re. Duda Balje nga Bashkimi Social Demokrat (SDU) dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) kanë thënë se nuk ia ka dhënë konfirmimin kryeministrit në...

Prill 3, 2025

Kurti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurt për mediat pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë më...

Mars 10, 2025

Kosovë, Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe. “Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën...

Mars 10, 2025

Rashiç mohon akuzat e Listës Serbe se e fitoi mandatin me votat e shqiptarëve

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës “falë” votave të shqiptarëve. Nga ana tjetër, Rashiç në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thekson se në dy...

Mars 7, 2025

Kombinimet eventuale për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Në një anketë të publikuar ditë më parë në ueb-faqen tonë, i kemi pyetur lexuesit e Radios Evropa e Lirë se kush, sipas parashikimeve të tyre, do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. Mes tri opsionesh – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me minoritetet, Lëvizja Vetëvendosje me një parti opozitare, apo partitë opozitare – 60 për qind e...

Mars 7, 2025