Në natën e dytë të audicionit të ‘X Factor Albania’ në Tv Klan u shfaqën në skenë performanca të jashtëzakonshme nga artistë shqiptarë dhe të huaj.

Performancat e jashtëzakonshme u vlerësuan me kujdes nga katërshja e jurisë Pirro Çako, Oriola Marashi, këngëtarja italiane Cecilia Canale dhe Sheila Haxhiraj.

Të shumtë ishin këngëtarët që kaluan në fazën tjetër të konkurrimit.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, në mbyllje të spektaklit u shpreh se mbrëmja e sotme ishte e mbushur plot me energji. Ajo shtoi se disa nga artistët morën plot katër “po”, teksa performanca e tyre u vlerësua maksimalisht.

Fituesit do të kalojnë në fazën e ardhshme. Javës tjetër mbahet audicioni i tretë i X Factor Albania, ku talente të reja me siguri që do të mahnisin jurinë.

/tvklan.al