‘X Factor Albania’ po kthehet në një skenë ndërkombëtare, ku talentet nuk vijnë vetëm nga Shqipëria dhe diaspora, por edhe nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.
Në audicionin e dytë të spektaklit, vëmendjen e morën edhe konkurrentë nga Italia, Kroacia, Greqia dhe Turqia, duke e kthyer skenën në një takim të kulturave dhe zërave të ndryshëm muzikorë.
Mes pjesëmarrësve kishte dy konkurrentë nga Italia, të cilët iu bashkuan garës për të provuar talentin e tyre përpara jurisë së ‘X Factor’. Krahas tyre, në këtë audicion u ngjitën në skenë edhe këngëtarë nga Kroacia dhe Greqia, ndërsa përfaqësues nga Turqia plotësuan listën e konkurrentëve të ardhur nga jashtë kufijve shqiptarë.
Përballë jurisë, ata sollën jo vetëm zërat dhe interpretimet e tyre. Disa prej konkurrentëve arritën të bindin anëtarët e jurisë, duke marrë përgjigje pozitive dhe siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të garës.
Prania e kaq shumë talenteve nga diaspora dhe shtetet fqinje në të njëjtën mbrëmje tregon se X Factor Albania po tërheq interes edhe përtej kufijve të vendit, duke u kthyer në një mundësi për artistë nga vende të ndryshme, që duan të testojnë veten.
/tvklan.al












Botërori 2026 