Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ndryshimin e kalendarit për njërën nga sfidat kryesore të javës së 20-të në Kategorinë e Parë.

Përballja mes Skënderbeut dhe Kastriotit, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej të shtunën, është vendosur të luhet ditën e premte, më 30 janar 2026, në orën 13:30.

Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, shkak për këtë zhvendosje janë kushtet atmosferike të pafavorshme, që priten të përfshijnë qytetin e Korçës ditën e shtunë.

Skënderbeu vjen në këtë takim si kryesues me 44 pikë, ndërsa Kastrioti mban vendin e katërt me 27 pikë.

/tvklan.al