Ka deklaruar që në fillim  se do të mbante kutinë nr 25 sepse ajo ishte  data e lindjes së vajzës se tij dhe tek ai numër gjente dashurinë e saj. Brenda gjeti edhe çmimin e madh 10.000 euro.

Petriti, lojtari i Kutisë, emisionit që për çdo mbrëmje mbërthen para ekranit të Tv Klan familjet shqiptare,   mbrëmjen e së martës e ka nisur lojën me shumë humor dhe entuziazëm. Ka rrëfyer  dashuritë më të mëdha të jetës së tij, profesionin dhe momente të jetës duke përmendur gjithmonë zotin si udhërrëfyes. Edhe pse ofertat  kanë qene mjaft joshëse ai i ka qëndruar besnik zgjedhjes se tij të parë. Madje mikpritësi Keli ka këshilluar bankën që loja të ndërpritej dhe lojtari të merrte shumën që gjendej në kutinë e zgjedhur prej vete tij.

Provokimi i Kelin serish nuk e ka tunduar Petritin duke këmbëngulur se tek kutia me numër 25 ishte dashuria e vajzës që kishte në Itali. Në përfundim në lojë ishin 500 dhe 10.000 euro.

Enkel Demi: “Këtu është bosh ja shikoje, s’ka asgjë. Këtu ka 10 mijë euro.”

Vetëm para 1 muaji çmimi i madh prej 10000 euro u fitua nga lojtarja 24 vjeçare Zamira. 2 çmime të mëdha brenda 2 muajve rritin emocionet e kësaj loje qe ka bere për vete edhe shqiptaret jashtë kufijve të Shqipërisë./tvklan.al