Në kishën e Shna Ndout në Laç ka nisur pelegrinazhi i 13 të martave, një ritual fetar që e ka zanafillën që në shekullin e 13 pas lindjes së Krishtit. Besimtar nga gjithë vendin ngjiten në malin e Sebastes në Laç duke u lutur për mbrojtje dhe shërim nga Shna Ndout, ose Shën Antoni që njihet si shenjti mbrojtës i të varfërve, njerëzve të gjymtuar pleqve si dhe të mbjellave kafshëve.

“Është një vend i shenjtë që ka bërë tamam mrekullia. Që njerëzit i kanë parë vetë dhe është tamam rruga që ka ndjekuri shenjti Shna Ndout, zbathur. Mundimet e tij, mundimet e Krishtit. Unë vij zbathur.”

“Gjithkush vë këmbë këtu me … bën mrekulli. Kanë ardhur qorra kanë shkuar me sy, sakatë, janë çuar kanë ecur.”

“Sa mrekulli janë bërë këtu vetëm zoti e din.”

Gjatë ngjitjes në mal besimtarët bëjnë 13 ndalesa sipas gjurmëve ku mendohet se ka kaluar Shna Ndout. Në një prej gurëve besohet se janë edhe shenjat e këmbëve dhe duarve të tij, rituali zgjat 13 javë dhe pritet të përfundojë më 13 qershor./tvklan.al