#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 25 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Greta Duka

Headlines Klan Plus 25 Mars

Komisioni i posacem parlamentar qe po heton dy koncesionet ne shendetesi do te therrase deshmitare kryeministrin Rama, 5 ministra dhe ish zyrtare brenda 10 qershorit. Qe ne nisje palet shkembyen akuza per objektin e hetimit.     

Italia brenda dates 20 maj do te perfundoje qendrat pritese per emigrantet ne Shengjin. Hapet tenderi qe detajon sherbimet ne 3 godinat. Strukturat do ti kushtojnë shtetit italian rreth 34 milionë euro.

  7 persona jane arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi qëllonin me kallashnikov gjatë natës. Ata filmonin njeri tjetrin dhe më pas, videot i postonin në rrjetin social “TikTok”.

Rikthehen reshjet e debores ne javen e fundit te marsit. Ne  zona te Malesise se Madhe trashesia e debores ka arritur ne disa centimetra. Megjithate nuk jane paraqitur probleme me qarkullimin.

Franca ka ngritur alarmin për terror në nivelin më të lartë. Vendimi vjen pas sulmit vdekjeprurës në Moskë. Shqetësimi më i madh i autoriteteve franceze lidhet me ceremoninë e hapjes për Lojërat Olimpike që do të zhvillohet në Paris.