Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 13 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 13 prill 2025
Rama: Voto për PS, për Shqipërinë në BE dhe mbrojtjen e drejtësisë nga Berisha
Kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me emigrantet shqiptarë në Milano kërkoi votën pro PS-së me 11 maj jo vetëm për të realizuar anëtarësimin e Shqiperisë në BE në vitin 2030, por edhe për të mbrojtur drejtësinë, ku sipas tij, Berisha kërkon shkrirjen e SPAK.
Berisha takim me emigrantët në Breshia: 11 maji do të jetë fundi i Edi Ramës
Edhe lideri i PD-së, Sali Berisha mbajti po sot një takim me emigrantët në Breshia te Italisë. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin se ka aktivizuar bandat e krimit në zgjedhje, por ai shtoi se fitorja e opozitës është e sigurtë dhe se 11 maji do të jetë fundi politik i Ramës.
Shtohen apartamentet e regjistruara me qira ditore. Ekspertët: Ndikuan kërkesa dhe çmimet
Platformat online të apartamenteve me qira ditore raportojnë një shtim me të paktën 18% të njësive të reja akomoduese.Ekspertët e lidhin këtë me kërkesën e lartë të turistëve vendas dhe të huaj si dhe me çmimet e favorshme.
Armëmbajtje pa leje, 644 raste në 15 muaj. Problem moshat e reja, por edhe të miturit
644 raste armëmbajtjeje pa leje u zbuluan nga policia në 15 muajt e fundit ku Tirana, Shkodra dhe Vlora kanë peshën kryesore. Më problematike është mosha 30 deri në 44 vjeç, por nuk mungojnë as të miturit e kapur me armë.
34 të vrarë dhe 117 të plagosur nga një sulm rus në Ukrainë. Zelensky kërkon ndihmë
Një sulm rus me raketa të fuqishme përgjak këtë të diel në qytetin ukrainas të Sumit. 32 persona humbën jetën dhe mbi 80 të tjerë u plagosën nga raketat që ranë në qendër të qytetit. Zelenski kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
/tvklan.al