#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Arrestohet me urdhër të SPAk kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro

Me urdhër te SPAK eshte arrestuar kryebashkiaku ne detyre i Himares, Jorgo Goro. Ai akuzohet pwr shpwrdorim detyre nw dy raste qw lidhen me çështje pronësie. Ne total nen hetim janë 5 persona, mes tyre edhe ish-zyrtarë që akuzohen per falsifikim dokumentesh e tjetërsime pronash.

S&P rrit për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë: Turizmi dhe financat publike premtojnë qëndrueshmëri

Agjencia “Standard en Purs” përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në “2B minus” nga “B plus” që kishte qëndruar për shumë vite. Ky përmirësim është ndikuar nga politika fiskale, turizmi dhe reduktimi i borxhit publik.

Rama: Sazani, kartëvizita e Shqipërisë në mesdhe. Ulim tatimfitimin për pagat e larta në qershor

Kryeministri Edi Rama thotë se synimi i qeverisë është kthimi i ishullit të Sazanit në një kartëvizitë të prezantimit të Shqipërisë në Mesdhe. Rama tha se në qershor do të rishikohet me qëllim uljen, tatimfitimi për pagat e larta.

Polici i operacionales, në pranga si trafikant droge. Pjesë e rrjetit që do të shiste 1 kg kokainë

Një efektiv policie i Forcave Operacionale është vënë në pranga i dyshuar si i përfshirë në rrjetin e trafikantëve të drogës që u përplasën me policinë 2 net më parë në Tiranë. Ai kishte siguruar 1 kilogram kokainë që iu gjet të rinjve në makinë.

1 në 8 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave, rritet numri. Mjekët: Shkak moskonsumimi i lëngjeve

Një në 8 persona vuan nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri. Mjekët japin alarmin për një rritje këtyre pacientëve kohët e fundit. Ekspertët shpjegojnë se shkak për këtë trend janë sëmundjet kronike dhe mos-konsumimi i lëngjeve.

Shkon në 143 numri i viktimave nga sulmi terrorist i ISIS në Rusi, arrestohen 11 persona

Shkon në 143 të vrarë dhe mbi 140 të plagosur bilanci i masakrës në një koncert në Moskë. Policia tha se arrestoi 4 autorët dhe 7 bashkëpunëtorë. Edhe pse ngjarja u mor përsipër nga ISIS, Moska hedh dyshime për përfshirjen e Kievit.

Humbja me miqësoren me Kilin, më e rënda nën drejtimin e Sylvinho. Trajneri: 3 gola janë shumë

Shqipëria u mund 3-0 në miqësoren me Kilin, humbja më e thellë e kuqezinjve nën drejtimin e brazilianit Silvinjo. Trajneri u shfaq i zhgënjyer pas ndeshjes duke e quajtur të tepërt pësimin e kaq golave sidomos në minutat e fundit.

/tvklan.al