Spiker: Drini Zeqo

Headlines 28 Mars 2025

Mish pule i kontaminuar me salmonelë në Shqipëri, AKU bllokon 5.2 ton, kompania nuk tregon se ku e ka shitur

Nje sasi e konsiderueshme mishi pule, e kontaminuar me salmonele, ka hyre ne Shqiperi. AKU thote se ka bllokuar 5.2 ton, por 2.6 ton kane përfunduar ne treg, siç deklaron kompania importuese, e cila, sipas AKU nuk ka pranuar te japë te dhëna te sakta.

Prezantohet projekti për “Metalurgjikun”, Rama: Transformimi, përfitime për Elbasanin

Ish-kombinati Metalurgjik i Elbasanit do të kthehet në një park kombëtar. Në prezantimin e projektit qe synon rivitalizimin e tij, kryeministri Rama tha se nga transformimi do të ketë përfitime te dukshme ekonomike për Elbasanin.

Berisha zbulon logon e fushatës së opozitës: Kush voton Partinë Demokratike është 1-sh

“Kush voton Partine Demokratike eshte 1-sh”. Kjo eshte logoja e zgjedhur nga opozita per zgjedhjet e 11 majit, e cila u zbulua nga kryedemokrati Sali Berisha. Ai u shfaq sot me nje buf, si kunderpergjie ndaj sulmeve te kryeministrit Rama.

Qeveria italiane ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit: Vetëm emigrantë që u është refuzuar azili

Qeveria italiane miratoi sot dekretin për ndryshimin e mënyrës së funksionimit të kampit të Gjadrit. Në qendër nuk do të dërgohen më emigrantët e shpëtuar në det, por ata që u është refuzuar azili dhe qe janë në pritje të riatdhesimit.

Një tërmet 7.7 i shkallës Rihter godet Birmaninë, dyshime për mijëra të vdekur, viktima edhe në Tajlandë

Nje tërmet i fuqishem me magnitudë 7.7 ne shkallen Rihter goditi Birmaninë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar 152 viktima e mbi 700 te plagosur, si dhe shkaterrime te mëdha ne godina. Nderkohe qe per viktima raportohet edhe ne Tajlanden fqinje.

Prezantohet projekti i Automotoparkut të Elbasanit, gara e parë e Formula 1 në vitin 2030?

Prezantohet projekti final i Auto-motoparkut të Elbasanit. Kryeministri Rama deklaron se synimi eshte që në vitin 2030, të mbahet gara e parë e Formula 1 ne Shqiperi. Pjese e parkut do te jete edhe nje qender trajnimi per sigurine rrugore.

/tvklan.al