Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, do të largohet nga roli i saj në fund të muajit.
Presidenti Donald Trump tha se Leavitt do të jetë një këshilltare e jashtme për komunikim e partisë Republikane që do të formësojë konturet e ardhshme të lëvizjes së Trump “Make America Great Again”.
Në një postim në mediat sociale, Leavitt, 28 vjeç, tha se synonte të kalonte më shumë kohë me fëmijët e saj të vegjël. Ajo lindi një vajzë, fëmijën e saj të dytë, në maj dhe së fundmi u kthye nga leja e lindjes.
Trump e cilësoi Leavitt një nga Sekretaret më të mira të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
28 vjeçarja iu bashkua fushatës së Trump në vitin 2024 dhe shërbeu si zëdhënëse e tranzicionit presidencial përpara se Trump ta zgjidhte atë të ishte sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo ishte personi më i ri që u emërua në këtë rol.
Leavitt është gruaja e pestë në një pozicion të lartë që largohet nga administrata Trump këtë vit, pas Pam Bondi si prokurore e përgjithshme, Kristi Noem si sekretare e sigurisë kombëtare, Lori Chavez-DeRemer si sekretare e punës dhe Tulsi Gabbard si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare.
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë mes raporteve nga Washington Post se zyrtarë të lartë të administratës Trump dhe gazetarët mbetën në avionin presidencial Air Force One, kur presidenti u zhvendos në një avion tjetër për shkak të kërcënimeve të mundshme nga Irani.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 