Lionel Messi u kthye në fushë pas dëmtimit dhe shënoi dygolësh për Inter Miami në sfidën kundër Philadelphia Union.

Ylli argjentinas dha edhe asistin e 14 të tij duke ndihmuar në fitoren me përmbysje në MLS. Edhe Luis Suarez la shenjë në këtë takim, ku shënoi rrjetën e tij të 17-të në kampionat, ndërsa është dy gola larg Kristian Bentekes në garën për Këpucën e Artë.

Në këtë takim edhe Hordi Alba kontribuoi me dy asiste, të 12-tin nga nisja e sezonit me ekipin nga Florida që kryeson me 62 pikë. Drake Callender bëri shtatë pritje në fitoren e pestë radhazi të Inter Miami dhe të nëntën e tij nga 10 pavarësisht se 9 të parat janë arritur pa Messi-n në fushë.

Nisja ishte e mirë për Filadelpfia Union që gjeti anvatazhin me Mikael Uhren.

Përpara këtij takimit, për herë të fundit tetë herë fituesi i Topit të Artë kishte luajtur me klubin nga Florida më 1 korrik përpara se të bashkohej me Argjentinën pjesëmarrëse në Copa America. Më 14 korrik ai pësoi një dëmtim në kavilje që e mbajti jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

Klan News