Gazment Bardhi do të vijojë të jetë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pavarësisht propozimit të Sali Berishës, në selinë blu ka pasur edhe zëra kundër tij.

Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, tha se ka votuar kundër emrit të Bardhur. Në një komunikim për gazetarët ai u shpreh se Berisha ka gabuar rëndë.

“Mendoj që Sali Berisha ka gabuar në këtë rast, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj.

Ai u shpreh se nuk do të ndahet nga Partia Demokratike dhe se i bindet vetëm votuesve demokratë.

/tvklan.al