Përfundimi i punimeve nëntokësore për rrjetin e kanalizimeve në Lezhë i ka hapur rrugë asfaltimit të akseve që ishin kthyer në shqetësim për lëvizjen e automjeteve dhe banorëve. Puna ka filluar në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe do të shtrihet në të gjitha segmentet e prekura nga ndërhyrjet.
Sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu, në fazën e parë fokusi do të jetë te përmirësimi i infrastrukturës për të lehtësuar lëvizjen gjatë sezonit veror. Ai pati edhe një përgjigje për kritikët e këtij projekti.
Ky investim i Bashkisë së Lezhës arrin në vlerën 16 milionë euro.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 