Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Bashkia Lezhë

Shtegu i poezisë fishtiane, udhëtim mes historisë dhe traditës

Në fshatin Fishtë të Lezhës, vargjet e At Gjergj Fishtës kanë dalë nga librat për t’u bërë pjesë e një udhëtimi mes historisë, kulturës dhe traditës shqiptare. “Shtegu i poezisë fishtiane” po mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe. Itinerari zhvillohet...

Tetor 24, 2026

Aksion në Shëngjin kundër abuzimeve në bregdet

Përfaqësues të pushtetit vendor dhe policisë ushtruan kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare. Është kontrolluar zbatimi i vendimit për hapësirat publike. Mësohet se janë gjetur shkelje në 5 subjekte, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra shezlongë. Në Shëngjin, një pjesë e konsiderueshme e vijës bregdetare është hapësirë publike ku qytetarët mund të qëndrojnë falas. Klan News

Qershor 30, 2026

Lezhë, pas kanalizimeve nis asfaltimi i rrugëve

Përfundimi i punimeve nëntokësore për rrjetin e kanalizimeve në Lezhë i ka hapur rrugë asfaltimit të akseve që ishin kthyer në shqetësim për lëvizjen e automjeteve dhe banorëve. Puna ka filluar në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe do të shtrihet në të gjitha segmentet e prekura nga ndërhyrjet. Sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu, në fazën e parë...

Qershor 25, 2026

Me certifikatë në dorë! Uzurpuesit e kërcënojnë të mos i afrohet pronës: Të marr zvarrë!

Rasti i dytë i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme, më 5 maj lidhet me problemin e zonjës Gresilda Malecaj, banuese në Lezhë e cila, me ndihmën e emisionit “Stop”, mundi të pajiset me certifikatë pronësie për dy dynymë ullishte në dhjetor 2025. Por tani, ajo po përballet me vështirësi, për ta marrë...

Maj 5, 2026

Lezha dhe Spoleto, marrëveshje bashkëpunimi 

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së Lezhës dhe komunës së Spoletos në Itali. Bashkëpunimi do të jetë në disa fusha si turizmi, arsimi, kultura dhe zhvillimi ekonomik. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga drejtuesit e këtyre njësive vendore. Ata vunë theksin te rëndësia e shkëmbimit të eksperiencave dhe promovimit të vlerave të përbashkëta historike dhe...

Prill 14, 2026

Ushtria shkatërron masivet shkëmbore në Torovicë

Në Lezhë ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e gurëve në malin e Torovicës. Ata ishin kthyer prej vitesh në rrezik për banorët e zonës, ndaj autoritetet po punojnë për të rritur sigurinë në këtë aks. Fillimisht po merren masat në terren e më pas do të bëhet shpërthimi i komanduar i gurëve nga forcat xheniere....

Mars 27, 2026

Mbetjet “pushtojnë” bregdetin e Lezhës, nis pastrimi

“Mbetjet e sjella nga lumenjtë Drin dhe Mat kanë pushtuar vijën bregdetare të Lezhës, duke shndërruar zonën turistike në një vatër ndotjeje. Sa herë që reshjet rrisin prurjet e lumenjve, mbetjet urbane përfundojnë në det, duke rrezikuar mjedisin dhe imazhin turistik të gjithë rajonit”, raporton gazetari Martin Marku. Pamjet flasin vetë. Plastika, mbetje urbane dhe...

Janar 12, 2026

Ulet niveli i ujit në Lezhë, por dhjetëra banesa mbeten ende të izoluara (Bashkia shpërndan ndihma)

Niveli i ujit ka nisur të bjerë gradualisht këtë të hënë në njësitë administrative Shënkoll dhe Kolsh, pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit në Lezhë dhe ndërprerjes së reshjeve. Megjithatë, gazetari i Klan News Martin Marku raporton se situata vijon të jetë e rënduar, pasi dhjetëra banesa mbeten të rrethuara nga uji, ndërsa...

Nëntor 24, 2025