Në Gjirokastër, në Muzeun e Luftës së Ftohtë u çel një ekspozitë e veçantë. Për publikun u shfaqën libra të ndaluar gjatë periudhës së komunizmit. Ekspozita tërhoqi vëmendjen jo vetëm të lexuesve, por edhe të turistëve.

Turistët që ndalojnë në mjediset e Muzeut të Luftës së Ftohtë tregojnë interes për historinë.

Muzeu i Luftës së Ftohtë është një prej pikave më të vizituara nga turistët në qytetin e gurtë. Për vendndodhjen e muzeut u zgjodh një ish-vendstrehim ushtarak prej betoni, i ndërtuar në vitet 1960–1970, dhe vizitorët mund të shohin mjediset, objektet dhe reliket që zgjojnë kureshtjen e tyre.

Klan News

/tvklan.al