Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për të marrë ekspertizën juridike për ligjin “Për financimin e politikës”.

Ky organizëm bën të ditur se kërkesa është drejtuar zyrtarisht nga kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, dhe se opinioni mbi draftin e hartuar do të jepet në sesionin plenar që do të zhvillohet më 12 dhe 13 qershor.

Drafti “Për financimet e partive politike” është pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku socialistët dhe demokratët janë dakordësuar që për çdo nismë, para miratimit në Parlament, t’i drejtohen për dhënie mendimi Venecias.

Tv Klan

/tvklan.al