Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare.
Ministri Gonxhja shpjegon se nevoja për të ndryshuar ligjin ekzistues i hartuar 32 vjet më parë lindi për tu dhënë përgjigje një sërë problematikash me të cilat përballet sporti dhe kultura për shkak të financimeve të ulta.
Në dokumentin e hartuar nga qeveria janë integruar dhe propozimet e dy deputetëve socialistë Balla dhe Braçe.
Kreu i grupit parlamentar thotë se propozimet e tyre synojnë të krijojë mekanizma të rinj stimulues për përfshirjen e biznesit në financimin e sportit, artit dhe kulturës ndërsa me sinqeritet shton se shqetësimi real është për sponsorizimet për sportin e futbollit.
Në fushën e sportit, në vitin 2024 financimi total ishte rreth 448 milionë lekë. Nga kjo shumë, vetëm 11,2%, vinin nga sponsorizimet private.
Për të kapërcyer këtë hendek, projektligji parashikon një mekanizëm lehtësues për subjektet që sponsorizojnë aktivitete në kulturë, art dhe sport, duke u mundësuar njohjen si zbritje të një vlere deri në 30% të tatimit mbi fitimin të paguar në vitin paraardhës.
Kjo lehtësi rregullohet me një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe me një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh në vit.
/tvklan.al












Botërori 2026 