Lionel Messi vijon të thyejë rekorde edhe në Shtetet e Bashkuara. Ylli argjentinas ishte protagonist në triumfin e Inter Miami ndaj Cruz Azul, me skuadrën amerikane që fitoi Kupën Campeones pas fitores 2-0.
Messi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, në një mënyrë që e kemi parë pak herë ta bëj.
Ai goditi saktë me kokë krosimin e Luis Suarez për të ngritur në delir jo vetëm tifozët por edhe shokët e skuadrës.
Me golin ndaj Cruz Azul, Messi arriti kuotën e 100 golave me Inter Miami në të gjitha kompeticionet, shifër të cilën e kompleton pas vetëm 114 ndeshjesh, së bashku me 55 asistime.
Argjentinasi u bë kështu lojtari më i shpejtë në historinë e MLS që arrin 100 gola për një klub të vetëm.
Në të njëjtën kohë, goli në finalen e Kupës Campeones ishte i 36-ti i Messit në finale, ndërsa numri i golave të tij në karrierë ka arritur në 929.
Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të pasurojë rekordin e tij personal me trofe dhe statistika që e vendosin sërish në qendër të vëmendjes së futbollit botëror.
Messi kontribuoi me asist te goli i Casemiros, duke i dhuruar Inter Miami një tjetër trofe.
Ky është trofeu i 49-të në karrierën e 39-vjeçari, duke e çuar edhe më tej koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të sukseseve me klubet dhe kombëtaren argjentinase.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
