“Në shërbim të njerëzve në nevojë”, ka qenë kjo iniciativa më e fundit e ndërmarrë nga grupi diplomatik “Mirë se erdhët në Tiranë”, i kryesuar nga zonja Liri Berisha, ambasadorja e Egjiptit, bashkëshortja ambasadorit të OSBE-së Ana Maria Ëolfarth, si dhe ambasadorit të Sllovenisë, të cilat kanë vizituar me rastin e festave të fundvitit një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionarëve të Nënë Terezës.
Fillimisht motrat e Nënë Terezës rezervuan për gratë e klubit diplomatik një lutje të veçantë në ambientet e këtij misioni.
Së bashku me urimin për personat në nevojë që marrin shërbim në këtë qendër, zonjat e klubit diplomatik kanë dhuruar për gratë e moshuara të strehuara këtu, ëmbëlsira për festën e Vitit të Ri, si dhe disa dhurata për gjithsecilën prej tyre.
Zonja Liri Berisha në emër të grave diplomate shprehu mirënjohje të thellë për motrat misionare të Nënë Terezës, të cilat me përkushtimin e tyre kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për mirëqenien e personave të strehuar këtu.
Liri Berisha: “Do shprehja në emër të klubit të grave diplomate, “Mirë se vini në Tiranë “, një mirënjohje të jashtëzakonshme për motrat misionare të Nënë Terezës, për kujdesin që ata tregojnë për ju, për kushtet që ata ju kanë krijuar dhe mundësitë për të qenë këtu bashkë. Edhe një herë gëzuar e për shumë vjet!”
Në këtë shtëpi e cila ishte e para që u themelua nga misionarja Nënë Tereza, në vitin ‘91 i jepen ndihmë dhe strehim 40 të moshuarve të braktisur si dhe me aftësi të kufizuar. Ndërsa katër herë në javë motrat e Nënë Terezës u servirin ushqim të ngrohtë dhe personave në vështirësi ekonomike./tvklan.al












Botërori 2026 