Policia vijon operacionin “Plazh i lirë”, ku kësaj radhe ka liruar hapësirat publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në Himarë dhe Durrës. Gjatë kontrolleve në plazhin e Krorës në Shën Vasil të Himarës, u proceduan penalisht 3 pronarë që ushtronin ilegalisht aktivitet tregtar.

Atyre iu sekuestruan 200 çadra dhe shezlonë, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë.

Kurse në Durrës, në zonën e Katundit të Ri janë liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe u sekuestruan 270 shezlonë dhe çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“. /tvklan.al