Procedohen 2 biznese dhe zyrtarët e tatim- taksave në bashkinë Kavajë

Aksion kundër informalitetit vazhdon çdo ditë për të liruar plazhet e zaptuara në mënyrë të paligjshme. Ai i radhës ka qenë në Qerret dhe Spille ku janë liruar 1000 m2 plazh të zaptuara

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë u proceduan 2 përfaqësues të subjekteve private si edhe po ndiqen në gjendje të lirë zyrtarët e tatim-taksave të bashkisë së Kavajës.

Përfaqësuesit e  subjekteve akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe  “Pushtimi i tokës”, pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme./tvklan.al