Në Durrës policia ka liruar 6000 m2 plazh në Sektorin Rinia të zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy persona, të cilët kishin vendosur çadra dhe shezlonë.

Pronarët GJ.K. dhe B.SH. akuzohen për fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave dhe pushtim të tokës. Gjatë aksionit të koduar “Plazh i lirë” që vijon në të gjithë vendin, policia sekuestroi 1000 çadra dhe shezlonë të vendosur ilegalisht në pronë publike në Sektorin Rinia.

Dy pronarët nuk kishin marrë leje në organet përkatëse dhe nuk ishin të pajisur me kasë fiskale. /tvklan.al