Dritan Hate i akuzuar si njëri nga të pandehurit e çështjes “Hakmarrja për Drejtësi” si dhe i bashkë-arrestuari me Emiljano Shullazin, ka lënë qelitë e 302 pak muaj pas prangosjes së tij në një operacion Blic të RENEA-s. Pak javë më parë Hate u dënua nga Gjykata e Rrethit të Tiranës me 1 vit e gjysmë burg, për akuzën e moskallëzim të krimit. Ndërsa pas uljes së dënimit ai ka rifituar lirinë sonte në mbrëmje.
Dritan Hate ka qenë gjithashtu dhe i pandehur në procesin “Hakmarrja për Drejtësi”, por 5 muaj më parë gjatë seancave të shumta ndaj tij, akuzat u rrëzuan për shkak të skadimit të afateve. Dy avokatët mbrojtës të tij Detar Hysi dhe Arjan Ndoja thanë për TV Klan, se klienti tyre vuajti dënimin vetëm për moskallëzim krimi, duke plotësuar afatet e caktuara.
Ndërkohë sipas tyre, procesi tjetër i rihapur ndaj Hates është tashmë i mbyllur dhe ai nuk mund të konsiderohet i pandehuri i procesit të Hakmarrjes.
Dritan Hate u arrestua së bashku me Emiljano Shullazin gjatë një operacioni në rrugën “Myslym Shyri”, bashkë me ta ju hodhën prangat dhe Gilmando Danit. Në banesën ku të pandehurit u kapën u gjet një arsenal i tëra armësh, municionesh dhe pajisjesh policore, për këtë Emiljano Shullazi u dënua më 3 vjet burg, Hate me 1 vit e gjysmë dhe Gilmando Dani me 4 vjet heqje lirie./tvklan.al
Gazetare: Anila Hoxha












Botërori 2026 