Mundësia e artë për vajzat, hapen aplikimet për “Love Story”

Ëndrra e vajzave për të fituar zemrën e Saimirit nuk ka përfunduar. Përveç kandidateve që tashmë janë pjesëmarrëse në “Love Story”, produksioni ka menduar që të hapë aplikimet për vajzat e tjera që duan që luftojnë për emocionet e dashurisë në një emision live në Tv Klan.  

Vajzat e interesuara mund të paraqiten ditën e premte në orën 10:00, në ambientet e Tv Klan, por mund të aplikojnë edhe nëpërmjet web-it të Tv Klan.

Saimiri: Ka pasur pyetje nga më të ndryshme dhe komente. Më vjen keq që nuk u përgjigjem dot të gjithëve. Një pyetje që më kanë pyetur shumë vazja të tjera ka qenë që: A kemi të drejtë të aplikojmë akoma? Por të them të drejtën nuk dija si t’i përgjigjem.

Alketa Vejsiu: Akoma do vajza ti Saimir, 18 nuk të dolën. E di si kemi menduar si produksion në fakt se kanë ardhur shumë formularë dhe mbase ky nuk është lajm i mirë për kandidatet këtu, por ne mendojmë që t’i japim një mundësi atyre dhjetëra vajzave që kanë dëshirë të aplikojnë. Do të vlerësojmë me produksionin nëse ato duhet apo jo të jenë këtu në episodet e ardhshme. Ditën e premte shansi juaj i fundit në orën 10:00 të mëngjesit ju presim këtu në Tv Klan ose mund të dërgoni një formular dhe të aplikoni paraprakisht duke shkuar në web-in lovestory.tvklan.al. Ditën e premte në ora 10:00 të mëngjesit ju presim këtu.

Pe ndonjë nga ne në ëndërr? Si i përgjigjet Saimiri Vivienit

Pas natës së parë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri i ka ftuar konkurrentet për një mëngjes në oborrin e vilës së tij.

Teksa u shërbeu të gjithave një çaj të ngrohtë, 33-vjeçari u tha vajzave se mund të rrinë rehat, si të ishin në shtëpinë e tyre.

“Mirmëngjes vajza, ndihuni si në shtëpinë tuaj, mos bëni shumë rrëmujë”, u thotë ai me shaka.

Ndërkohë, ka qenë Vivien ajo që e ka pyetur mes të qeshurash nëse kishte parë ndonjë prej tyre në ëndërr dhe Saimirin tregon se ka bërë një gjum të parehatshëm për shkak të emocioneve të natës së parë.

“Me thënë të drejtën nuk kam fjetur shumë sepse ishte nata e parë, kishte emocione shumë”, ka thënë “princi” i Love Story.

Më tej ai i ka komplimentuar vajzat për veshjen sportive, teksa nuk munguan as fjalët e bukura për stilin e tij, me një këmishë të verdhe limoni dhe një bluzë të hedhur krahëve.

Përveç kohës me të gjitha vajzat bashkë, Saimiri ka ndarë disa nga konkurrentet, të cilat i ka ftuar për një bisedë veç, në oborrin e vilës së tij luksoze.

“Vajzat e tjera janë pak të hedhura”, çfarë i thotë Saimiri Flavias në takim

Teksa ndodhemi në natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimri ka filluar të njohë pak më shumë vajzat konkurrente, për të pasur një pasqyrë më të qartë se kë pëlqen më shumë e kë më pak.

Gjatë takimit në mëngjesin e organizuar në oborrin e vilës së tij, biznesmeni 33-vjeçar ftoi Flavian në një bisedë larg syve të konkurrenteve të tjera.

uke e cilësuar si një vajzë elegante dhe seksi, Saimiri shprehu dëshirën për të mësuar se çfarë e tërheq Flavian te një mashkull.

Ndërkohë, bukuroshja nga Fieri theksoi se i pëlqen kur një djalë e bën të qeshë dhe kalon bukur me të.

“Unë jam një tip që dua të qesh sa më shumë, kështu që nëse më bën të qesh dhe nëse unë ndihem vetvetja pran tij atëher është përfekt”, thotë Flavia.

Më tej, Saimiri i thotë se dëshiron ta njohë pak më shumë nga afër pasi i duket sikur vajzat e tjera i kanë zënë vendin.

“Flavia të zgjova ty, që të jem pak më shumë me ty sepse më bën përshtypje një vajzë simpatike, elegante, seksi le të themi. Doja të të njihja pak më nga afër sepse vajzat e tjera janë pak më të hedhura dhe më duket sikur të kanë zënë vendin”, i thotë ai.

Ndërkohë, Flavia shprehet se po rri në qetësi në mënyrë që ta analizojë Saimirin.

“Thjesht po rri pak në atë qetësinë time, po të analizoj, mos mendo se ke shpëtuar se nuk kam për të të lënë rehat aq shpejt sa mendon ti”, i përgjigjet ajo duke qeshur.

Në fund të bisedës Flavia e kap Saimirin nga faqet dhe e puth.

“Pres sinqeritet”, Saimiri tregon përse u zhgënjye nga Enxhëlli

Një nga vajzat që protagonisti i Love Story në TV Klan, Saimiri, zgjodhi të ndajë një bisedë vetëm për vetëm me të, ishte edhe Enxhëll.

Pasi u shërbeu çajin konkurrenteve të tjera në takimin e mëngjesit në oborrin e vilës së tij, ai ndau pak çaste me bukuroshen nga Gjirokastra.

Një nga vajzat që protagonisti i Love Story në TV Klan, Saimiri, zgjodhi të ndajë një bisedë vetëm për vetëm me të, ishte edhe Enxhëll.

Pasi u shërbeu çajin konkurrenteve të tjera në takimin e mëngjesit në oborrin e vilës së tij, ai ndau pak çaste me bukuroshen nga Gjirokastra.

Biznesmeni 33-vjeçar u shpreh se ndihej i zhgënjyer nga intervista e Enxhëll, pasi aty ajo ka theksuar se në “Love Story” ka ardhur për të sfiduar veten.

“Arsyeja përse të thirra që të flisnim pak më nga afër bashkë është sepse kur pashë intervistën tënde, më thënë të drejtën më zhgënjeve pak. Sepse pashë një Enxhëll që thoshte unë kam ardhur këtu për të sfiduar veten dhe për të parë se çfarë dritarje do më hapet. Unë pres nga të gjitha vajzat që janë këtu në program që të jenë të sinqerta dhe të dinë çfarë kërkojnë në jetë”, thotë Saimiri.

Ndërkohë Enxhëll i thotë se fakti që po përjeton një njohje në mënyrë të tillë, në prani të kamerave, është një sfidë për të gjithashtu.

“Normalisht që kjo është një sfidë për mua, është njohja më e veçantë në jetën time. Të njohësh një djalë në televizion normalisht që është sfidë. Jo vetëm sfidë për kamerat, ne jemi duke folur duke u njohur, është më e veçantë dhe më e bukur”, shprehet Enxhëll.

Takimi mes saj dhe Saimirit mbyllet me një përqafim dhe shumë buzëqeshje.

“Qenke zbërthyer shumë sot”, Suela ngacmon sërish Saimirin për trupin

Teksa ndodhemi në puntatën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri ka filluar të njohë pak nga pak vajzat konkurrente.

Ka qenë sërish Suela, bukuroshja e cila ka tërhequr vëmendjen e tij, teksa 33-vjeçari e ftoi në një bisedë private, gjatë takimit të mëngjesit në vilën e tij.

Duke bërë një shëtitje dorë për dore, Suela e ka ngacmuar sërish princin e Love Story për trupin, teksa i thotë me shaka se kësaj here është zbuluar shumë.

“Po hë ta mbërthejmë njëçik…kam hall se ftohesh se je zbërthyer shumë sot”, i thotë ajo duke qeshur.

Më tej Saimiri e komplimenton për veshjen, duke i thënë se duket shumë mirë me rroba sportive.

“Qenke bërë shumë e mirë sot. Më pëlqen shumë pamja sportive”, shprehet ‘princi’ i Love Story.

Ndërkohë, Suela e pyet se përse zgjodhi që trëndafilin e parë t’ia jepte asaj.

“Doja ta filloja mbarë, shpresoj mos të të zhgënjej. Unë kam ardhur këtu për t’u njohur të gjithave, do përpiqem të jap maksimumin  edhe për të gjitha që mos të ndihet asnjëra keq, ose e lënë pas dore”, i përgjigjet Saimiri.

Suela: Me kë mendon ti se do të shkosh më shumë?

Saimiri: Edhe sikur ta dija, nuk do të ta thoja.

Në fund të këtij takimi të shkurtër, Suela e puth në faqe, teksa i japin edhe një përqafim njëri-tjetrit.

“U bezdisa se prekeni shumë…”, Saimiri dhe vajzat nën shënjestrën e dy opinionistëve

Takimi i parë i Saimirit me vajzat në “Shtëpinë e Dashurisë” nuk u la pa u komentuar nga dy opinionistët Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj.

Lalaj tha se u bezdis nga fakti që mes Saimirit dhe vajzave ka shumë prekje. Ajo u shpreh se i mungonte natyraliteti takimeve për shkak të kamerave, ndërsa nuk i pëlqeu se si Saimiri ka trajtuar Silvanën dhe Albanën, dy motrat binjake.

Jerina Lalaj: Rezistove një javë, urime për këtë njëherë fillimisht se me 18 goca është pak e vështirë të rezistosh. Mu duk shumë i bukur ai mëngjesi dhe natyra ju ndihmonte. Më bezdisi pak, prekeni shumë. Nuk e di pse jeni gjatë gjithë kohës duke u prekur shumë me njëri tjetrin, e ndjeve që i preke të gjitha nga pak për të krijuar një ndjesi lëkure apo?

Saimiri: Ky emision dashurie është dhe avash avash duhet të afrohemi pak.

Jerina Lalaj: Nëse ka mbirë dashuria po, por më duket se ishte dashuri e shpërndarë se  tek të gjitha njësoj. Vajzat ishin pak më të përgatitura, e kishin studiuar më mirë Saimirin. Mungon akoma pak natyralitet, jemi akoma para kamerave. Enxhelli e tha që është pak e vështirë fillimisht kjo pjesa e kamerave. Nuk më vjen mirë që Silvanën dhe Albanën i trajtove si një. Secila ka individualitetin e tyre dhe karakterin e tyre. Nuk e di nëse ato janë bezdisur, por unë u bezdisa pak.

Kritika pati edhe Robert Aliaj. Tregtar ikonash e krahasoi ai Saimirin me humor, ndërsa tha se nuk luajti rolin e kavalierit me vajzat. Kritikën më të ashpër dhe që për Aliajn Saimiri humbi pikë ishte se si iu përgjigj deklaratës së Enxhellit për të ndryshuar veten.

Robert Aliaj: Më bëri përshtypje që vazhdojnë me trendin e natës së parë, Saimiri në rolin e vet si tregtar ikonash  si tregtar ikonash. Meqë e thashë po vazhdoj se vazhdimisht ka një atitude më shumë investigator. Mbi të gjitha në një shoë dashurie si këtu edhe dashuria ka shumë komplekse. Ajo që nuk më pëlqen tek Saimiri është që merr një pozicion pritës, nuk luan rolin e kavalierit. Një kavalier do t’i trajtonte femrat shumë më bukur dhe nuk do t’i lejonte në asnjë rast femrat që janë jashtëzakonisht vulnerabël që jepen pothuajse falas. Këta puthin në mënyrë, gia është gjëja më e lehtë dhe puthja nuk është reale, kuptohet.  Çfarë më vjen si energji dhe si përkthehet kjo gjë nga unë, është shumë e akullt marrëdhënia mes tyre, secili ka strategjinë e vet, secii ka ardhur për arsyen e vet. Nuk jemi në shown e një dashurie model që mund t’i japim audiencës. Kritikën e kam për të gjithë njësoj. Shënova dhe këtu me Enxhel që më bëri përshtypje. Tha që kam ardhur për të sfiduar veten. Saimiri nuk e kuptoi se çfarë do të thotë të sfidosh veten. E ka thënë Enxhi me ndërgjegje. Ai tha një shprehje i zhgënjyer, se i kam shënuar. Të zhgënjehesh nga një njeri që merr përsipër të sfidojë veten është skandaloze, pse? Të sfidosh veten është qytetari dhe mbi të gjitha është destinacion human. Që kur lindi njeriu eci përpara se sfidoi veten në çdo hap. Kjo gjë nuk u kap nga Saimir dhe shumë keq. Kjo është -2 pikë.

A ke lënduar ndonjëherë një vajzë?, përgjigja që Saimiri i jep Merit

Një nga vajzat që protagonisti i Love Story në TV Klan, Saimiri, zgjodhi të ndajë një bisedë vetëm për vetëm me të, ishte edhe Meri.

Pasi u shërbeu çajin konkurrenteve të tjera në takimin e mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij, ai ndau pak çaste me bukuroshen nga Elbasani.

Teksa Meri i vë në dukje Saimirit se ai është gjatë gjithë kohës duke qeshur, 33-vjeçari i thotë se është normale të buzëqeshë kur shikon atë.

 “Kur të shoh ty normal që duhet të buzëqesh. Në rradhë të parë një kompliment, qenke bërë shumë e mirë, të shkon kjo shamia kështu. Të kam parë që je shumë me emocione, je pak e ndrojtur”, i thotë ai.

Teksa e pohon këtë fakt, Meri thekson se ka shumë gjëra që do të thotë, po gjithmonë stepet. Më tej ajo e pyet nëse Saimiri ka lënduar ndonjëherë një vajzë.

“Pak se kam natyrën, personalitetin tim që jam pak e qetë. Kam shumë gjëra që dua t’i them në mendje por asnjëherë nuk i tregoj. Gjithmonë vetëm stepem. Ke lënduar ndonjëherë ndonjë femër?”, pyet ajo.

Në përgjigje të kësaj pyetje, Saimiri thotë se mund të ketë lënduar por pa qëllim.

“Mund të kem lënduar pa qëllim, sepse kurrë s’dua që të lëndoj një femër ose të thyej një zemër. Jam njeri shumë i drejtë dhe shumë direkt. Po më pëlqeu dikush i’a them, edhe bëj maksimumin që ta bëj për vete, ose po nuk më pëlqeu gjithashtu i’a them dhe nuk do ta mbaj me shpresë kot që ta lendoj”, shprehet Saimiri.  

Më tej ai e pyet Merin nëse është xheloze, teksa ajo i thotë se është një person shumë mendjehapur.

Saimiri: Ti je xheloze?

Meri: Unë jam shumë mendjehapur dhe që e vogël e kam fituar atë pavarrësinë time. Kam punuar që 18 vjeçe dhe arrita t’ia dal mbanë vetë, kështu që kam parë dhe kam kaluar disa gjëra dhe nuk mund të bëhem xheloze.

Ndryshe nga takimet me vajzat e para, me Meri nuk përqafohet me Saimirin në fund të bisedës.

Saimiri ngacmon Arjanën për format trupore: Ke bërë ndonjë të pabërë?

Pas natës së parë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri i ka ftuar konkurrentet për një mëngjes në oborrin e vilës së tij.

Ka qenë sërish Arjana, bukuroshja e cila ka tërhequr vëmendjen e tij, teksa 33-vjeçari e ftoi në një bisedë, gjatë takimit të mëngjesit.

Saimiri e ka komplimentura bukuroshen për linjat trupore, ndërkohë që është treguar kurioz nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

“Ariana, unë të kam dhënë shumë vëmendje këto kohë dhe më duket se edhe gocat e tjera janë bërë pak xheloze. Komplimente dhe për trupin, bën vetëm palestër apo ke bërë ndonjë… të pabërë?”, i thotë ai duke nënkuptuar ndërhyrje estetike.

Mes të qeshurave, Arjana është përgjigjur se përveç palestrës dhe kërcimit nuk ka bërë ndonjë gjë tjetër, teksa thekson faktin që format trupore i ka të trashëguara edhe nga prindërit.

“Xheloze besoj se janë ndjerë pak, por klipi jonë ishte më i bukur. Unë kam bërë vetëm palestër, kërcim shumë dhe e kam edhe gjenetike nga mami dhe nga babi se janë të dy si brazilianë, por asnjë gjë s’kam bërë. Kam ardhur në këtë emision dhe kam humbur edhe 5 kile për ty, për një muaj”, i thotë ajo.

Teksa Saimiri e falenderon për kohën e kaluar me të, Arjana ndërhyn dhe shprehet se ishte shumë pak kohë dhe se do të kishte dëshirë të rrinte më shumë me të.

Saimiri: Faleminderit për kohë që mora, që të njoha pak më mirë

Arjana: Ishte shumë pak

Saimiri: E di por do të të mbysin gocat e tjera

Arjana: Le të më mbysin ska gjë, rëndësi ka që të rri më shumë me ty.

Teksa Saimiri I jep një përqafim, Arjana kthehet dhe njëherë dhe i kërkon një përqafim më të fortë para se të ikë.

Saimiri i ftoi së bashku në takim, binjaket: S’kemi ardhur të shkojmë në shtrat të dyja me ty

Saimiri, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, pas mëngjesit në vilën e tij me të gjitha konkurrentet, vendosi që të ftojë në takim motrat binjake dhe Vivien.

Duke qenë se Albana dhe Silvana kanë të njëjtën pamje, 33-vjeçari vendosi t’i takojë ato të dyja njëherësh, por në një ambient të ndarë me një murë, ku të dëgjonte vetëm zërin e tyre.

Sipas Saimirit, kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar karakterin e dy motrave dhe për të kuptuar se cila i pëlqen më shumë.

“Në takimin me Albanën dhe Silvanën e kam shumë të vështir sepse janë dy motra, aq më tepër që janë dhe binjake. Pothuajse kanë të njëjtën aparencë. Kam zgjedhur që këtë takim ta bëjëm një “blind date”, një takim të fshehur, që të na ndajë një mur dhe unë nëpërmjet zërit t’ju bëj disa pyetje vajzave dhe në fund të takimit të shoh se cila prej të dyjave më tërheq më shumë’, shprehet Saimiri.

Nga ana tjetër, njëra nga binjaket thekson se do të preferonte një takim ballë për ballë pasi i pëlqen komunikimi i syve.

“Përshëndetje Saimir, më vjen shumë keq që po ndahemi nga një mur. Do doja që të shiheshim në sy në këto momente sepse më pëlqen shumë komunikimi i syve.

Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë”, thotë Albana.

Ndërkohë, motra tjetër ka përforcuar atë që ka thënë Albana, duke theksuar se fakti që ato kanë ardhur të dyja për një djalë, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të.

“Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty, shprehet binjakja tjetër, Silvana.

Ndërkohë, Saimiri u është drejtuar dy motrave me të njëjtat pyetje, për të bërë dallimet mes tyre dhe për të kuptuar se cila do t’i pëlqejë më shumë.

Saimiri: Silvana çfarë mund të më thuash për Albanën?

Silvana: Është shumë strikte dhe impulsive, duhet të jetë pak më e qetë në disa raste, duhet t’u japi më shumë besim njerëzve. Është edhe shumë e ëmbël kur i do me të vërtetë njerëzit.

Saimiri: Silvana sa kohë ke që s’je lidhur?

Silvana: Dy vite

Saimiri: Ke pasur shumë histori dashurie?

Silvana: Kam pasur shumë pak histori dashurie

Saimiri: Ke ardhur këtu për të kërkuar dashurinë apo për të kërkuar pak famë

Silvana: Dashurinë absolutisht

Saimiri: Nëse do ishe ti deri në fund të programit, dhe motra do skualifikohej, do ishte një PO për ty?

Silvana: Nëse i’a vlen, nëse ti i’a vlen do të ishte PO.

Saimiri: Po ti nëse ke ardhur këtu do të thotë që ia vlen se ndryshe s’do kishe marrë rrugën të vije të më njihje apo jo?

Silvana: Ti i’a vlen fizikisht për momentin.

Saimiri: Kur e ke pasur dashurinë e parë në jetën tënde?

Silvana: 19 vjeçe

Saimiri: Po lidhja jote e fundit kur ka qenë?

Silvana: Zgjati një vit, dmth 20 vjeçe mbaroi.

Saimiri: Sa e rëndësishme është paraja në vlerësimin tënd të një djali?

Silvana: Nuk dua një djal që nuk bën asgjë gjithë ditën, por dua të jem një femër e pavarur

Saimiri: Çfarë të pëlqen më shumë ty tek një mashkull?

Silvana: Serioziteti, të dijë të seleksjonojë njerëzit, të vlerësojë një femër me dinjitet dhe karakter, edhe mos të jetë për të gjitha, të jetë vetëm për mua.

Saimiri: Çfarë nuk të pëlqen tek Albana?

Silvana: Kokëfortësia e tepërt

Saimiri: Sa fëmijë do kishe dëshirë të bëje?

Silvana: Jo shumë, 2 ose 3

Biseda me Albanën

Saimiri: Albana, çfarë mendimi ke për Silvanën, i dua të mirat dhe të këqijat?

Albana: Afeksionohet shumë shpejt

Saimiri: Sa eksperienca dashurie ke pasur?

Albana: Një, por me këtë jam afeksionuar nuk jam dashururar besoj kurrë.

Saimiri: Ke ardhur për mua apo ke ardhur për tu bërë e famshme këtu?

Albana: Nuk e di çfarë besimi mund të të japi ajo që mund të them unë, toni i zërit në këtë moment por PO, kam ardhur për ty.

Saimiri: Si të duket që jeni të dyja motrat në një lak për dashurinë? Edhe në qoftë se të zgjedh ty të fundit, do pranosh nëse eleminohet motra?

Albana: Po, do të thoja Po besoj.

Saimiri: Çfarë të ka pëlqyer më shumë tek unë, që të ka bërë të vish këtu ?

Albana: Fiziku në rradhë të parë, sepse në rradhë të parë do bazohesh fizikisht nga ajo që pashë. Fakti që je nga jashtë, që je rritur jashtë, medoj se mentalitetin e ke atë që më përshtatet mua

Saimiri: Në çfarë moshe e ke përjetuar dashurinë e parë?

Albana: Ka një vit që ka përfunduar

Saimiri: Beson në dashuri?

Albana: Me shumë vështirësi do them po

Saimiri: Sa të rëndësishme janë paratë në një lidhje për ty?

Albana: Zero, në kuptimin që nuk jam absolutisht materialiste.

Saimiri: A do ta lije modelingun për dashurinë?

Albana: Nuk do e lija sepse mashkulli do më mbështeste nëse do më donte me të vërtetë

Saimiri: Sa fëmijë ke dëshirë të bësh?

Albana: Dy, një çun dhe një gocë

Saimiri: Do doje të ishe në vendin tim, që ta kishe t’i përzgjedhjen?

Albana: Pse jo, kujt nuk i pëlqen, sidomos femrës, të jetë e joshur nga 18 meshkuj siç je dhe ti je me fat që je mes 18 femrash.

“Bukuria nuk është gjithçka”, Saimiri rrëfen për lidhjet që ka pasur

Saimiri, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, pas mëngjesit në vilën e tij me të gjitha konkurrentet, vendosi që të ftojë në takim motrat binjake dhe Vivien.

Në takimin me 27-vjeçaren nga Durrësi, ai ka treguar për publikun një detaj nga jeta e tij sentimentale.

Teksa Vivien i tregon se ka nisur palestrën vite më parë pasi ishte e shëndoshë dhe dontë të ndihej më mirë, Saimiri ka theksuar se bukuria nuk është gjithçka.

Më tej 33-vjeçari rrëfen se ka pasur lidhje me vajza që kanë qenë modele ose shumë të bukura, por nuk ka funskionuar

“Bukuria nuk është gjithçka, vërtet një femër duhet të më tërheqi si pamje. Kam pasur lidhje me femra që kanë qenë modele ose shumë të bukura, edhe nuk jam më sot. Kjo tregon që bukuria nuk është gjithçka. Shoh sjelljen, në qoftë se më pëlqen okay, vazhdojmë, nëse jo, je shumë e mirë nuk je për mua”, është shprehur Saimiri.

Vivien përlotet në takimin me Saimirin, tregon për humbjen e personit të shtrenjtë

Teksa ndodhemi në puntatën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimri ka filluar të njohë pak më shumë vajzat konkurrente, për të pasur një pasqyrë më të qartë se kë pëlqen më shumë e kë më pak.

Pas mëngjesit me të gjitha vajzat në vilën e tij, Saimiri ftoi në takim përveç binjakeve edhe Vivienin, vajza që e puthi në buzë në natën e parë.

Në një ambient mjaft të ngrohtë, 33-vjeçari kishte rezervuar për bukuroshen një takim shumë romantik, pranë oxhakut në shtëpinë e tij.

Veç të tjerash, Saimiri e pyeti Vivienin edhe për familjen, teksa ajo u përlot në momentin kur tregoi për humbjen e të atit në moshë të vogër, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

Teksa e cilëson mamanë e saj si një heroinë që ka rritur e vetme 27-vjeçaren dhe motrën e saj të madhe, ajo shprehet se gjithmonë ka munguar figura e një mashkulli në shtëpi.

“Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë.

Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht.

Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo”, është shprehur Vivien mes lotësh.

Biseda e plotë:

Vivien: Këtu do i kalojmë krishtlindjet ne?

Saimir: Ndoshta po. Qenke bërë shumë e bukur sot.

Vivien: Faleminderit.

Saimiri: Kam përgatitur një takim pak romantik për ne të dy sepse e meritove, ishe shumë e giximshme, me atë puthjen e përfolur që bëre, por sot jam pak në distancë se kisha edhe pak frikë me thënë të drejtën.

Vivien: Jo sot nuk do ndodhi asgjë e tillë. Faktikisht sot edhe unë dua që të di mendimet e tua. Kam nevojë të kem diçka që sot kur të shkoj në shtëpi të kem një mendim nga Saimiri. Të kem një  ide se si ti mendon.

Saimiri: Përderisa unë e ftoj një vajzë për takim, do të thotë që unë kam një lloj interesi për të. Përndryshe sdo e ftoja fare. Shpresoj që jo çdo takim t’i puthësh djemt për herë të parë, dua të ndjehem pak i veçantë.

Saimiri: Çfarë të intereson te një mashkull më shumë, çfarë duhet të ketë një mashkull që të të tërheqi?

Vivien: Dua të ketë komunikim, për mua komunikimi është shumë i rëndësishëm, gjërat e tjera krijohen dhe ndërtohen në qofte se ne të dy merremi vesh bashkë. Unë nuk kam nevojë për momentin për asgjë, Ja dal shumë mirë vetë, jetoj shumë mirë, bëj shumë qef. Nuk jam te vajzat e ndrojtura, kam qenë edhe unë dikur e tillë, ajo vajza që rrinte te fundi bankës, që nuk fliste shumë, pak e shëndoshë…

Saimiri: Tani dole ajo vajza që puth e para

Vivien: Dëgjo, unë në 8-vjeçare e kam bërë shkollën me murgesha, kështu që kam disa ekstreme në jetën time.

Saimiri: Pashë një video që merresh me sport, bën rregullisht sport, ke kohë që merresh apo?

Vivien: Unë faktikisht kam qenë shumë e shëndoshë para shumë vitesh edhe kam diku te 4 vjet e gjysëm që bëj crossfit pothuajse çdo ditë dhe më pëlqen shumë.

Saimiri: Bukuria nuk është gjithçka, vërtet një femër duhet të më tërheqi si pamje. kam pasur lidhje me femra që kanë qenë modele ose shumë të bukura, edhe nuk jam më sot. Kjo tregon që bukuria nuk është gjithçka. Shoh sjelljen, në qoftë se më pëlqen okay, vazhdojmë, nëse jo, je shumë e mirë nuk je për mua dhe…je xheloze ti Vivien? Po sikur mua të më puthi një vajzë tjetër?

Vivien: Jam shumë xheloze, prandaj kam punuar shumë me veten që të jem këtu .

Saimiri: Po ti je një mes 18 vajzave, unë nesër mund të puth dikë tjetër, si do ishte kjo për ty?

Vivien: JO! Po si, ti je gjithë ky djal, si do shkosh tani te tjetra, nuk e di se si do reagoj, mund edhe mos të të flas fare, mund të bëj edhe atë tipin e indiferentes siç ka shumë mundësi.

Saimiri: Të kanë folur vajzat e tjera për këtë puthje të parë, si kanë reaguar?

Vivien: Kam përshtypjen sikur po e bëjnë që s’është ndonjë gjë e madhe

Saimiri: Po pikë të dobët ça do na tregosh?

Vivien: Pikë të dobët, unë jam xheloze o Saimir, jam shumë xheloze.

Saimiri: Po me familjen je e lidhur shumë? Si i ke marrëdhëniet?

Vivien: Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë. Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht. Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo.

Saimiri: Mua më vjen shumë keq. Respekt për mamin tënd që rriti një vajzë kaq të mbarë, thotë Saimiri dhe çohet ta përqafojë.

Kush janë dy vajzat që u eliminuan nga “Love Story”

Përfundon ëndrra e dy vajza për të fituar zemrën e Saimirit. Juli dhe Klea nuk morën trëndafil nga princi i ëndrrave të tyre dhe mbeten jashtë këtij rrugëtimi emocional.

“Juli dhe Klea më vjen shumë keq jeni vajza të mrekullueshme. Ishte kënaqësi që ju njoha dhe shpresoj që edhe ju ta gjeni princin tuaj”, tha Saimiri.

Klea u përlot nga ky vendim. Por ishte Alketa Vejsiu ajo që u dha zemër duke u uruar fat dy të rejave që të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

“Nuk do të doja kurrsesi që të ndiheni sonte të refuzuara. Mendoj që është më mirë një e vërtetë e hidhur që nuk na vjen për mbarë se sa një gënjeshtër e lustruar që na mban pezull. Kështu që duke ju falënderuar nga zemra që erdhët dhe dhatë një shembull emancipimi, ju falënderoj dhe ju uroj që të keni fat dhe të gjeni shpirtin binjak në këtë jetë”, tha ajo.

Tashmë në garë mbeten 16 vajza, por produksioni i “Love Story” ka njoftuar aplikime të reja, kështu që surpriza priten në javët e ardhshme.

/tvklan.al