Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Berat Gjimshiti ka folur për TV Klan pas fitores së ekipit tonë përfaqësues me Bjellorusinë.
Gjimshiti u shpreh se ekipi kombëtar sonte ka luajtur me zemër.
Ai tha se në 10 minutat e para ekipi hasi vështirësi, por se më pas u kontrollua gjithçka.
Berat Gjimshiti: Rasti i penalltisë mendoj se ishte. Doja ta gjuaja topin, kundërshtari më preku dhe u akodrua 11-metërshi.
Sot luajtëm me zemër dhe me kurajo. Në 15 minutat e para kishim vështirësi, por pastaj kishim gjithë lojën në dorë. Sot në portë ishte Etrit Berisha dhe mua më bëhet qejfi, sepse ai është një portier që i ka dhënë shumë Kombëtares.
Gjëja më e rëndësishme në një sfidë futbolli është fitorja dhe ajo u arrit sot.
/tvklan.al












Botërori 2026 