Deputeti i partisë Demokratike, Luan Baçi u thirr në SPAK në cilësinë e presonit ndaj të cilit janë duke u zhvilluar hetime.
Baçi u shoqërua nga avokati i tij sokol Mëngjesi.
Kallëzimi është dorëzuar nga ish ortaku i tij në biznes Aredin Behari në shkurt të 2024.
Ai pretendon se deputeti ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh dhe koha kur dyshohet se janë bërë këto transaksione është gjatë viteve 2010-2012.
Baçi është duke u hetuar nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ndërkohë në sitën e organit të akuzës do të kalojnë të gjitha pronat e tij.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 