11 shtator 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin amerikan Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit të Kongresit të SHBA-ve. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sipas Berishës, diskutimet u përqendruan te trafiku i drogës dhe kartelet, korrupsioni qeveritar dhe ndikimi i tyre në zgjedhje, si dhe te gjendja e demokracisë dhe të drejtave të opozitës në Shqipëri.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për përdorimin e administratës dhe institucioneve në funksion të pushtetit, ndërsa theksoi se lufta kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar ishte një nga çështjet kryesore të takimit.

/tvklan.al