Reality Show i shumëpritur, “Lufta e Nuseve” startoi mbrëmjen e kaluar në orën 20:00, në Televizionin Klan.
Në këtë program, tre nuse në çdo seri do të konkurojnë me njëra – tjetrën për të fituar muajin e mjaltit.
Ato vihen në garë duke u përpjekur të kenë ceremoninë më të bukur. Nuset do të gjykojnë dhe vlerësojnë me notë, dasmën e secilës.
Në ketë reality show, të parin rreth dasmave në ekranet shqiptare, vajzat që do të martohen do të vlerësojnë fustanin, ushqimin, dekorin dhe atmosferën e dasmës së konkurenteve.
Fituesja do të zgjidhet nga vetë ato përmes votimeve për njëra – tjetrën.
Tre nuset e serisë së sotme do të jenë, Ariola, Migena dhe Arbiola.
tvklan.al












Botërori 2026 