Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se pret që liderët izraelitë dhe libanezë të takohen me të në javët e ardhshme dhe shprehu shpresën për një marrëveshje paqeje të përhershme brenda këtij viti, raporton AFP. “Mendoj se ka një shans shumë të mirë për paqe. Besoj se kjo duhet të jetë një çështje e lehtë”, u tha Trump gazetarëve, teksa u takua me ambasadorët e Libanit dhe Izraelit për të njoftuar zgjatjen e një armëpushimi të brishtë.
Izraeli dëshiron që qeveria libaneze të çarmatosë Hezbollahun
Në Liban në veçanti, dhe me mbështetjen e SHBA-ve, ajo që Izraeli dëshiron është që qeveria libaneze të çarmatosë Hezbollahun, edhe nëse kjo kërkon përdorimin e forcës, madje edhe me koston e një lufte civile libaneze.
Disa nga argumentet që kemi dëgjuar janë mjaft të ashpra, nga ish-gjeneralë dhe disa zyrtarë, sipas të cilëve do të ishte më pak e kushtueshme për Libanin të përfshihej në një konflikt të brendshëm sesa të përballej me sulme ushtarake izraelite.
Ndërkohë, dhe teksa kjo po ndodh dhe ndërsa SHBA-të po mbikëqyrin një proces takimesh dhe bisedimesh të mundshme mes Izraelit dhe Libanit, ku Libani nuk ka shumë ndikim, ushtria izraelite po shkatërron në mënyrë sistematike fshatra libaneze në zonën që ajo kontrollon.
Ka 20 fshatra që ushtria izraelite synon t’i shkatërrojë plotësisht, dhe ato janë kryesisht fshatra shiite. Në mendimin e ministrit izraelit të mbrojtjes, siç e kemi dëgjuar disa herë. Fshatrat shiite barazohen me infrastrukturën e Hezbollahut, një barazim që shihet si jehonë e asaj që kemi parë edhe në Gaza.
Trump thotë se Irani mund të ketë “forcuar kapacitetet” gjatë armëpushimit
Mediat e huaja, raportojnë se Presidenti amerikan po mban një deklaratë për shtyp, përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe po i përgjigjet pyetjeve mbi mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin. Sipas tij, Irani mund të ketë shfrytëzuar periudhën e armëpushimit për të rritur ose rifreskuar kapacitetet e tij ushtarake.
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Zyrtarët e qeverisë italiane kanë hedhur poshtë me forcë sugjerimet se Italia mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në vend të Iranit, në rast se ky i fundit nuk paraqitet në turne.
Debati është ndezur pas tensioneve të fundit gjeopolitike, që kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Iranit, pasi ndeshjet e fazës së grupeve janë planifikuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, një nga vendet pritëse së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
Spekulimet u shtuan pasi Paolo Zampolli, një i dërguar amerikan për marrëdhënie globale me origjinë italiane, sugjeroi që Italia, e cila ka munguar në tre Botërorët e fundit, të zëvendësojë Iranin. Ai tha se e kishte diskutuar idenë edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.
Por reagimi nga Italia ka qenë i menjëhershëm dhe i prerë.
Ministri i Sportit, Andrea Abodi, e quajti idenë “të papërshtatshme”, duke theksuar se “kualifikimi fitohet në fushë”. Edhe ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, e cilësoi propozimin si “të turpshëm”.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luciano Buonfiglio: Nuk besoj se është e mundur. Dhe edhe sikur të ishte, do të ndihesha i fyer. Botërori fitohet me meritë. (Lexo më shumë)
Raportohet dorëheqja e Ghalibaf nga ekipi negociues iranian
Media izraelite N12 raporton se kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, është detyruar të tërhiqet nga ekipi negociues i Iranit, pas presioneve të ushtruara nga fraksione brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Sipas raportimit, ky zhvillim vjen si rezultat i përplasjeve të brendshme politike në Iran, duke reflektuar tensione mes strukturave të ndryshme të pushtetit në vend. Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare nga autoritetet iraniane lidhur me këtë çështje.
In an extremely notable development, Israel’s N12 news outlet is reporting that the Iranian Speaker of the Parliament Mohammad-Bagher Ghalibaf has been forced to resign from the Iranian negotiating team by factions within Iran’s Islamic Revolutionary Guards Corps (IRGC). pic.twitter.com/bOu01XX8AT
— OSINTdefender (@sentdefender) April 23, 2026
Funerali i gazetares Amal Khalil në Liban: Mijëra njerëz i japin lamtumirën

Funerali i gazetares Amal Khalil në Liban
Mijëra qytetarë morën pjesë në funeralin e gazetares libaneze Amal Khalil në fshatin Baisariyeh, në jug të Libanit, duke i dhënë lamtumirën e fundit pas vrasjes së saj në një sulm ajror. Arkivoli i saj u mbështoll me flamurin libanez dhe u shoqërua nga helmeta blu dhe jeleku antiplumb me mbishkrimin “press”.
Gjatë procesionit funeral, i cili kaloi nëpër rrugicat e ngushta të fshatit, nga ballkonet dhe çatitë e shtëpive gratë e veshura me të zeza hodhën lule në shenjë nderimi. Pjesëmarrësit mbanin postera me fotografinë e saj, këndonin lutje dhe qanin, ndërsa në sfond u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe fishekzjarrë në nder të jetës së saj.
Autoritetet libaneze pretendojnë se Khalil u shënjestrua qëllimisht nga ushtria izraelite ndërsa po kërkonte strehim pas një sulmi të mëparshëm ajror në jug të vendit. Sipas tyre, më pas u godit edhe një ambulancë, duke penguar përpjekjet për ta shpëtuar. Ushtria izraelite i ka mohuar këto akuza, duke deklaruar se nuk shënjestron gazetarë dhe se rasti është duke u hetuar.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se gjatë konfliktit aktual, të paktën shtatë gazetarë të tjerë janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite, ndërsa dhjetëra të tjerë janë vrarë më herët në Liban dhe në Gaza. (Lexo më shumë)
“Nuk është turp të negociosh me Izraelin për t’i dhënë fund luftës”, thotë ministri i Jashtëm i Libanit
Ministri i Jashtëm i Libanit, Yousseff Raggi, ka deklaruar se “nuk ka asgjë për turp në negociatat me Izraelin nëse qëllimi është t’i jepet fund luftës, të rikuperohen territoret dhe të sigurohet një paqe e qëndrueshme”.
Në një postim në platformën X, Raggi theksoi gjithashtu se Libani nuk mund të përballojë më luftëra të zhvilluara në territorin e tij në emër të palëve të treta.
“Libani nuk mund të përballojë më luftëra të zhvilluara në tokën e tij në emër të të tjerëve, as nuk mund të vazhdojë Hezbollahu të shesë iluzionin e fitores”, shkroi ai.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe debatit të brendshëm në Liban mbi rolin e aktorëve të armatosur dhe zgjidhjet diplomatike për përfundimin e konfliktit.
Pentagoni përgënjeshtron raportimet: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk zgjat 6 muaj

Pentagoni ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve në media që sugjerojnë se rihapja dhe sigurimi i Ngushticës së Hormuzit mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
Autoritetet amerikane i kanë cilësuar këto pretendime si të pasakta dhe të bazuara në keqinterpretim të informacionit të klasifikuar. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një deklaratë për BBC, hodhi poshtë vlerësimet e publikuara, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë një skenar real.
“Një vlerësim i vetëm nuk do të thotë se ai është i besueshëm. Një mbyllje gjashtëmujore e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur dhe plotësisht e papranueshme për Sekretarin,” u shpreh Parnell.
Ai kritikoi gjithashtu raportimet e bazuara në materiale të rrjedhura, duke akuzuar mediat për shtrembërim të situatës.
“Përzgjedhja selektive e informacionit të rrjedhur, ku një pjesë e madhe është e rreme, nga një mbledhje e klasifikuar dhe me dyer të mbyllura, përbën gazetari të pandershme,” shtoi ai.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës, ndaj çdo zhvillim lidhur me sigurinë e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale.
Macron propozon konferencë për të mbështetur ushtrinë e Libanit dhe për rindërtimin e jugut

Presidenti francez, Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se është i gatshëm të organizojë një konferencë për të mbështetur ushtrinë e Libanit dhe për të ndihmuar në rindërtimin e jugut të dëmtuar të vendit.
Macron deklaroi pas bisedimeve me homologun e tij qipriot, Nikos Christodoulides, se konferenca do të zhvillohet kur Libani ta konsiderojë të përshtatshme.
Konferenca do të synojë gjithashtu të sigurojë fonde shtesë nga Evropa. Macron tha se ai dhe Christodoulides mbështesin idenë e një marrëveshjeje partneriteti mes Bashkimit Evropian dhe Libanit.
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për jugun e Libanit
Përpara bisedimeve për armëpushim mes Izraelit dhe Libanit, tensionet mbeten të larta në terren në jug të Libanit.
Forcat Ajrore izraelite njoftojnë në një postim në X se të mërkurën kanë “eliminuar” një individ që po operonte në një vend lëshimi të Hezbollahut në Sejoud, në jug të Libanit.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim në një postim në X për banorët e fshatrave përgjatë kufirit jugor të Libanit, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të operojë në zonë për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme terroriste të organizatës Hezbollah”.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit raporton veçmas të enjten për një bombardim në Khiam dhe një shpërthim në Bint Jbeil, të dyja në jug të Libanit.
IDF nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimet e bëra nga agjencia dhe BBC nuk ka mundur t’i verifikojë ato në mënyrë të pavarur.












Botërori 2026 
