• Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por ai nuk është i gatshëm ta pranojë për momentin, pasi sipas tij “kushtet nuk janë mjaftueshëm të mira”. Trump shtoi se SHBA-të e kanë “shkatërruar plotësisht” ishullin Kharg, qendrën kryesore të eksportit të naftës së Iranit, duke shtuar se “mund ta godasim edhe disa herë të tjera, thjesht për qejf”.
• Ndërkohë, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme gjatë natës, ndërsa ndërprerje raketash dhe dronësh janë raportuar edhe në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Katar.
• Ambasada e SHBA-ve në Baghdad ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Irak që të largohen “menjëherë”, pasi një raketë goditi ndërtesën të shtunën. Ndërkohë, punonjësve të qeverisë amerikane që nuk janë të domosdoshëm u është kërkuar të largohen edhe nga Omani.
• Për të gjitha zhvillimet ju ftojmë të qëndroni në këtë raportim live të Tvklan.al
Lufta | Franca propozon që Libani ta njohë Izraelin. Trump: Ta mbrojmë Ngushticën e Hormuzit
'Perandoria' sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?
Ishulli Kharg, 'zemra' e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore
Tregjet botërore në lëkundje nga “faktori Trump”: nafta, ari e bursat përjetojnë luhatje të paprecedenta












Botërori 2026 