Qindra qytetarë u mblodhën në një qytet grek dhe hodhën miell ndaj njëri-tjetrit si pjesë e një tradite të vjetër karnavalesh. Kjo ngjarje  vjetore në Galaxidi, rreth 200 km në perëndim të Athinës, shënon fundin e sezonit të karnavaleve dhe fillimin e periudhës 40-ditore të Kreshmës deri në Pashkët Ortodokse.

“Sot është kaos, është Lufta e Miellit, ju duhet të jeni të përgatitur mirë, këtu me një qese me miell dhe gjithçka të nevojshme.”

“Kishte shumë njerëz, kam kaluar një kohë fantastike, çdo vit ka më shumë njerëz. Tradita ka vite më parë, të gjithë kalojmë mirë, siç e shihni është diçka unike. Mund ta gjeni vetëm këtu dhe vetëm këtu mund të kaloni një kohë kaq të mirë.”

Tradita besohet se ka evoluar nga shekulli i 19-të gjatë periudhës kur Greqia ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane.

Sundimtarët osmanë i kishin ndaluar festimet e karnavaleve, por në kundërshtim me këtë vendasit lyenin fytyrat me hi dhe kërcenin në rrugë.

Klan News