Sejko: Operatorët e tregut valutor duhet të jenë të kujdesshëm
Analizat e bankës së Shqipërisë tregojnë se euro do vazhdojë të luhatet në kursin e këmbimit me lekun. Për këtë arsye Guvernatori Gent Sejko u bën thirrje operatorëve të tregut të tregojnë kujdes.
“Tregu valutor ka qenë dhe do mbetet subjekt i luhatjeve në periudhën afatshkurtër. Ndaj, të gjithë operatorët e tregut valutor duhet të jenë të kujdesshëm në aktivitetin e tyre duke shmangur marrjen e ekspozimeve të panevojshme ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.”
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet së fundmi me 105.99 lekë, niveli më i ulët që prej fundit të muajit gusht. Megjithatë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se aktualisht nuk do po planifikohen ndërhyrje të reja në treg.
“Nuk kemi në plan të ndërhyjmë, një kurs këmbimi i fortë i lekut ndaj monedhave të huaja ndihmon në mbajtjen e çmimeve në kontroll, rritjen e fuqisë blerëse të popullatës dhe presioneve inflacioniste.”
Pas mbledhjes se Këshilli Mbikëqyrës, guvernatori bëri të ditur se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 3%.
“Kjo vendimmarrje shërben për kthimin në objektiv të inflacionit”.
Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë tremujorëve dhe viteve në vazhdim, ndonëse ritmi i rritjes pritet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë këtij viti.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 