Qeveria Spanjolle u ka kërkuar autoriteteve në Madrid të forcojnë kufizimet e koronavirusit në të gjithë qytetin. Sipas qeverisë qytetarët do të përballen me një rrezik serioz nëse nuk zbatojnë masat.

Administrata e kryeqytetit zgjati sërish kufizimet kundër përhapjes së COVID-19, por sërish nuk ka pranuar që të bllokojë të gjithë qytetin.

Këtë të shtunë  Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se kufizimet aktuale nuk janë ato që duhen për të përballur situatën.

Është koha për të vepruar me vendosmëri për të kontrolluar pandeminë”, tha ai. “Ekziston një rrezik serioz për banorët, për rajonet fqinje,” shtoi ministri duke thënë se duhet të imponohet një bllokim i qytetin.

Madrid është përsëri në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit të Spanjës, qyteti të premten regjistroi 12,272 raste të rej. Në Spanjë dhe shumë vende të tjera ka nisur vala e dytë e pandemisë së koronavirusit në javët e fundit./tvklan.al