Mike Maignan pritet të jetë largimi i radhës nga Milani. Portieri ka edhe një vit kontrata, por nuk dëshiron të rinovojë.

Interesimi i Chelsea, ka bërë që francezi të kërkojë largimin nga Italia. Londinezët e shohin Maignan si zgjedhjen e duhur për portën dhe kanë nisur bisedimet me Milanin.

Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Italianët kërkojnë të paktën 30 milionë Euro, ndërsa Chelsea nuk ofron më shumë se 20 milionë Euro.

Palët janë në bisedime dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të parë nëse mund të ketë një akord apo jo.

Maignan kishte arritur marrëveshjen me Milanin në fillim të vitit për të rinovuar, por munguan hapat konkretë. /tvklan.al