Asnjë automjet me doganë të falsifikuar nuk ka mundur të pajiset me targë apo certifikatë pronësie gjatë muajve të parë të këtij viti. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor ka deklaruar, se janë kontrolluar online të gjitha deklaratat doganore për mjetet që hyjnë për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, falë sistemit Asikuda, duke shmangur kështu targimin e makinave me dokumente të falsifikuara.
Kreshnik Bazho: “Në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit mes drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ne sot kemi një sistem online nëpërmjet të cilave ne kontrollojmë, në qoftë se një posedues mjeti deklaratën doganore e ka të falsifikuar apo jo. Vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2008 nuk është targuar dhe nuk është pajisur me certifikatë pronësie asnjë mjet me doganë të falsifikuar, gjë e cila kam kënaqësinë të deklaroj që ndodh për herë të parë në vendin tonë.”
Nga kontrolli online kjo drejtori ka kaluar në sitë mëse 4200 makina, të cilat janë regjistruar për herë të parë dhe ka mundur të identifikojë 42 makina luksoze të cilat janë trafikuar drejt vendit tonë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro












Botërori 2026 