Këto nuk janë thjesht mjete. Janë edhe kujtime.  Janë makina retro, të cilat u ekspozuan në Divjakë. Sheshi kryesor i qytetit bregdetar u mbush me vizitorë e turistë të cilët u tërhoqën nga këto mjete.

Ata zgjodhën që të bëjnë foto apo xhiro me to. Ata që i mbajnë makinat thonë se interesi nga vizitorët është i lartë.

“E bërë për foto, e merr për nostalgji të të kohës së kaluar”, tha një qytetar.

“Përveç videoklipeve dhe një shëtitje që mund të bëjmë në parkun e Divjakës, kërkojnë dhe janë disa njerëz domethënë që janë të apasionuar për makinat e vjetra dhe kërkojnë si për ndezje qysh ka punimin ose për punën e motorit që ka specialistë ose njerëz të fiksuar te pjesa e makinave”, tha një tjetër.

“Çdo njeri ka kujtime, kujtimet e tij, pra me çdo makinë. Një kujtim që mund ta ketë pasur në familje, mund ta ketë pasur një komshi, mund kë pasur një histori tjetër që ka ecur apo ka pasur një afërmi tij”, tha një qytetar.

Ky aktivitet solli argëtim në Divjakë dhe gjallëroi këtë qytet në këto ditë të sezonit veror.

/tvklan.al