Festa ndihej kudo në rrugët e qytetit të 1001 dritareve. Mbrëmja e 13 shtatorit u shndërrua në një natë të gjatë kënge në Berat nëpërmjet Maratonës së Këngës Popullore. Tingujt e folklorit shqiptar u bashkuan me mikpritjen dhe arkitekturën 2400-vjeçare.
Ishte dëshira e kryetarit të Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, i cili në 66-vjetorin e çlirimit u dhuroi qytetarëve një mbrëmje maratone të realizuar nga Televizioni Kombëtar Klan dhe Promotor.
Fadil Nasufi: “Ne mundësuam një shtesë në qytetin e Beratit dhe e kombinuam sot me ditën e çlirimit të qytetit të Beratit. Besoj që pjesëmarrja do të jetë një nga pjesëmarrjet më të mëdha nga gjithë turi që ka bërë maratona brenda dhe jashtë Shqipërisë.”
Kështu, artistët dhe zërat më të mirë të Maratonës së këngës popullore u bashkuan edhe në Berat, duke mbyllur rrugëtimin e gjatë të verës. Këngëtarët, tashmë të njohur për të gjithë publikun shqiptar, sollën edhe njëherë hitet më të bukura të muzikës popullore e qytetare.
Pritja e publikut ishte ekzaltuese, ashtu siç ka qenë në të gjitha qytetet ku ndaloi maratona.
Irini Qirjako: “Ka qenë një mrekulli e vërtetë, populli e do shumë këngën e vet. Unë dua të falënderoj shumë televizionin Klan, stafin që ka realizuar në mënyrë perfekte, të përkryer këtë maratonë dhe i uroj jetë të gjatë.”
Ylli Baka: “Maratona ka qenë e shkëlqyer, mos të të themi si kjo në Berat kështu ka qenë në çdo qytet shih e shkruaj.”
Rovena Ibrahimi: “Kjo maratonë ashtu si dhe maratona e vjetshme ka qenë një mrekulli dhe unë nuk kam fjalë të tjera, por dua të them faleminderit Promotor, faleminderit televizionit kombëtar Klan, faleminderit pa fund.”
Rozana Radi: “Publiku më ka pritur shumë mirë, sidomos këngën “Xhamadani vija vija” e duan ë gjithë e këndojnë të gjithë. Një pjesëmarrje e madhe e këngëtarëve big të maratonës popullore, këngëtarëve popullor dhe muzikës së lehtë. Shpresojmë që Maratona tjetër të jetë trefishi më e mirë se kjo.”
Petrit Lulo: “Kemi bredhur në të gjitha qytetet dhe populli na ka ndjekur me kënaqësi.”/tvklan.al












Botërori 2026 