Titulli kampion Europe ka shkaktuar ndryshim të ‘lukut’ të Marc Cucurella (kukureja). Mbrojtësi spanjoll ka mbajtur premtimin që do të lyente flokët me ngjyrë të kuqe në rast triumfi në Euro2024.

Në fotot e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale, Cucurella (kukureja) shfaqet me kaçurellat e tij të lyera. Pamje që shoqërohen me frazën, “një premtim është një borxh” diçka që konfirmon besnikërinë e spanjollit për fjalët e thëna.

Cucurella (kukureja) ishte i jashtëzakonshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, duke dhuruar një turne fantastik për spanjollët. 25-vjeçari luajti në 6 nga 7 ndeshjet e Europianit si titullarë, për të qenë ndër më të mirët në fushë.

Loja dinamike e kombinuar edhe me shokët e skuadrës ishte një tipar i spikatur në suksesin e Spanjës. Mbrojtësi u përfshi edhe në formacionin më të mirë të Europianit, teksa fokusi do të jetë tashmë tek Chelsea, skuadër që zotëron kartonin e kampionit të Europës.

Klan News