Opinion-Raporti mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur gjithnjë ulje-ngritje që prej shpalljes së pavarësisë së vendit tonë më 1912-ën. Por ky raport ditët e fundit duket se ka nisur të krijojë sërish probleme.  

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka zgjedhur ti kushtoi një puntatë pikërisht kësaj teme. Për të diskutuar rreth saj ishin të ftuar në studio disa prej personazheve që e njohin mirë këtë temë si Sabri Godo, Thoma Miço nënkryetar i PBDNJ, Vangjel Tavo deputet dhe analistët Artur Zheji, Mentor Nazarko, Panajot Barka.

Shpeshherë kjo temë ka qenë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që ngjarja e fundit ka qenë lidhur me aprovimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ku Greqia u bë vendi i fundit i BE që firmosi këtë marrëveshje.  

“Origjina e këtyre marrëdhënieve është e vjetër, por së pari unë do të thosha që kur ke probleme me fqinjin s’mund të jesh mirë me shtëpinë tënde. Marrëdhëniet tona me Greqinë janë të një rëndësie të madhe dhe nëse flasim hapur duhet të pranojmë se kanë ekzistuar dhe ekzistojnë disa probleme. Ka pasur një lloj agresiviteti nga politika greke që është shfaqur në forma nga më të ndryshmet të cilat i kemi përjetuar. Herë pas here ka ndërhyrje të politikanëve grekë në politikën shqiptare dhe bëhen shkak për manifestime antishqiptare. Problemi i pronave me Greqinë vijon ende. Problemi çam është po ashtu një ndër problemet për të cilët ne duhet të kërkojmë një zgjidhje, por grekët thonë se kjo nuk ekziston. Gjithnjë kanë kërkuar nga ne që të firmosim diçka në këmbim të një aprovimi të tyre”, tha Godo./tvklan.al

Të ftuar: Sabri Godo, Thoma Miço nënkryetar i PBDNJ, Vangjel Tavo deputet, Artur Zheji, Mentor Nazarko, Panajot Barka.