Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Marshi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Protesta nisi në orën 16:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe figura të njohura politike dhe publike.
Marshi synon të përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.
Publicisti Mavraj: Hashim Thaçi është Ismail Qemali i Kosovës
Publicisti Muhamet Mavraj e ka quajtur ish-kryeministrin Hashim Thaçi, Ismail Qemalin e Kosovës.
Ai në fjalën e tij në protestën e 1 tetorit tha se deshën apo s’deshën, nëpër shkolla do të mësohet emri i tij.
“Të dashur Baca Pjetër Shala dhe familja jote, i dashur Baca Jakup, i dashur Cal, i dashur Rexhë, i dashur Kadri, i dashur Ismail Qemali i Kosovës, Hashim Thaçi”,
“Pavarësisht nëse e duan apo nuk e duan, në shkolla do ta mësojnë emrin e Hashim Thaçit fëmijët e çlirimtarëve, por edhe fëmijë të tjerë. Dhe krejt çfarë duhet të kujdesen është se si e shkruajnë emrin tënd”.
Sipas organizatorëve, zgjedhja e 1 tetorit nuk është e rastësishme. Kjo datë lidhet me protestën studentore të 1 tetorit 1997, e cila konsiderohet një nga momentet simbolike të rezistencës paqësore në Kosovë.
Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, përfaqësues të platformës “Liria ka emër” iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit, duke kërkuar mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtuar dënimet e shqiptuara ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara.
Ndër kërkesat e organizatorëve janë unifikimi i spektrit politik, hartimi i një strategjie institucionale, si dhe miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
/tvklan.al












Botërori 2026 