27 shtator 2026- Mijëra shqiptarë u mblodhën të dielën në sheshin “Skënderbej” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që dënoi me 81 vite burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në sloganin “Jo në emrin tim”, përfaqësues të familjarëve të dëshmorëve dhe ish-të burgosur politikë e cilësuan të padrejtë vendimin e Gjykatës së Hagës.

“Gjykatat eksperimentale të njëanshme që fshehin, mohojnë dhe sulmojnë me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të zhbëjnë të vërtetën, janë të padrejta”, tha Teuta Ajeti Bekteshi, ish e burgosur politike.

I pranishëm në këtë marshim ishte dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sot në sheshin “Skënderbej” është vetëm fillimi. Shqiptarët në RMV, krahas shqiptarëve në Kosovë, do të demonstrojnë pakënaqësitë e tyre, revoltën e tyre, se në emër të popullit shqiptar nuk mund të dënohen çlirimtarët”, tha ai.

Këtij marshimi nuk iu bashkua partia e shqiptarëve VLEN që është në koalicion qeverisës me Mickoskin. Ky subjekt politik akuzoi BDI-se tentoi ta shiste si mbipartiake këtë protestë.

Tv Klan

/tvklan.al