Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Shqiptaret

‘Shqipëria sot, si Greqia në ‘92’” Shakohoxha: Shqiptarët ambiciozë, duan të bëhen pronarë

Sipërmarrësi Dritan Shakohoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi për situatën e tregut të punës në Shqipëri. Shakohoxha u shpreh se Shqipëria sot ngjan si Greqia në vitin 1992. Ai shtoi se shqiptarët si punonjës janë ambiciozë dhe mendojnë që në një kohë të caktuar të jenë edhe pronarë e nuk e...

Nëntor 24, 2026

60% e shqiptarëve: Përdorimi i drogës është rritur

Përdorimi i lëndëve narkotike në Shqipëri ka pësuar rritje. Një anketë e komisionit europian nxjerr në pah se mbi 60 % e shqiptarëve thonë se përdorimi i drograve është kthyer në një problem në shoqërinë shqiptare. Sipas anketës së Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drograt, Shqipëria renditet e 5-ta për rritjen e përdorimit e drogës...

Nëntor 23, 2026

Shqiptarët, protagonistë në Poloni

Juljan Shehu ka shënuar golin e parë sezonal me skuadrën e Vidzev Lodsit në kampionatin polak. Mesfushori i Kombëtares shqiptare konfirmoi momentin pozitiv në duelin kundër Rakov, por në fakt nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës së tij. Shehu shënoi nga jashtë zone me një goditje tokazi që u devijua edhe nga kundërshtari....

Nëntor 23, 2026

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani| Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit. Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen...

Nëntor 19, 2026

Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat

Zgjedhjet parlamentare në Serbi konfirmuan fuqinë e unitetit të subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët siguruan dy mandate në Parlamentin e ri.  Deputeti Shaip Kamberi vlerëson se bashkimi në një listë të vetme zgjedhore ishte vendimtar për ruajtjen e përfaqësimit politik. Kamberi nëvizon se bisedimet me pushtetin e ri do të zhvillohen...

Tetor 26, 2026

Ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Hidheni votën, zëri juaj duhet dëgjuar                                         

Ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Serbisë. Hoxha shprehet se vota e shqiptarëve që jetojnë në Serbi është me peshë dhe bën që zëri i tyre të dëgjohet. Ministri shton se shqiptarët atje duhet të dalin e...

Tetor 25, 2026

Shqiptarët besojnë më shumë tek informacioni në internet

Në një kohë kur informacioni rrjedh shumë shpejt dhe qytetarët e marrin atë përmes ekranit të telefonit, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, shqiptarët renditen si më besues ndaj asaj që lexojnë, pa bërë kontrolle për vërtetësinë. Sipas EUROSTAT vetëm 14.34% e individëve të moshës 16–74 vjeç në Shqipëri tentuan të verifikojnë informacionin apo...

Tetor 5, 2026

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë. Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç...

Tetor 5, 2026

Revoltë e të burgosurve shqiptarë në Itali

Ky filmim tregon momentet kur rreth 40 të burgosur, kryesisht shqiptarë dhe italianë, shpërthejnë në revoltë në burgun e Don Boskos në Piza të Italisë mbrëmjen e së mërkurës dhe e transmetuan drejtpërdrejt në Tiktok. Shkak u bë zbulimi i disa përgjuesve në qelitë e tyre. Ata morën kontrollin e një reparti të tërë, u...

Tetor 1, 2026

Marshimi “Jo në emrin tim” shtrihet në Shkup

27 shtator 2026- Mijëra shqiptarë u mblodhën të dielën në sheshin “Skënderbej” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që dënoi me 81 vite burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në sloganin “Jo në emrin tim”, përfaqësues të familjarëve të dëshmorëve dhe ish-të burgosur politikë...

Shtator 27, 2026