Tre persona mbetën të vrarë dhe të paktën 4 të tjerë u plagosën në një klub bowling në Los Angeles, ku një sherr masiv degjeneroi në përplasje me armë.

Pamjet amatore të publikuara nga mediat lokale, tregojnë masakrën dhe viktimat që la pas sherri. Dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan.

“Shumë njerëz vrapuan të fshiheshin prapa barit. Ishte një situatë e vështirë. Njerëz të shtrirë përtokë, shumë prej tyre bërtisnin, kërkonin të afërmit e tyre”

, tha një dëshmitar.

Policia nuk ka arritur ende të arrestojë autorët e kësaj masakre. Vrasjet masive janë një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë amerikane, ku liberalizimi i përdorimit të armëve ndan prej kohësh opinionin. Në dy vitet e fundit rreth 100 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e armëve të zjarrit, duke përfshirë edhe vetëvrasjet.

Tv Klan