Edhe studentët jetojnë çdo ditë me këtë grumbull mbetjesh.
Mbeturinat kanë mbuluar “Qytetin Studenti” dhe prej ditësh nuk është marrë asnjë masë për t’i hequr. Mbetjet qëndrojnë pranë shkollës 9-vjeçare “Bashkim Fino”. Qytetarët kërkojnë të merren masa nga bashkia për pastrimin e tyre, pasi jetesa në këtë gjendje është bërë e rëndë.
“Kanë 20 ditë pa pastruar. Është turp i madh”, thotë një banor.
Situata është e njëjtë edhe në rrugë të tjera të kësaj zone të kryeqytetit.
“Ka te Mihail Grameno. Aty ka mijëra turistë që marrin shtëpi me booking. Është turp për botën”, shton ai.
Situata me mbetjet në Tiranë vetëm përkeqësohet. Jo vetëm në brendësi të lagjeve periferike, por mbetjet pushtojnë me orë të tëra edhe rrugët pranë qendrës së kryeqytetit. Siç shihet në këto pamje, kazanët janë mbushur plot pranë “Liceut Artistik” dhe qëndrojnë në këtë gjendje me orë të tëra.
Qytetarët kërkojnë të merren masa, ndërsa ankesat e tyre në Bashkinë e Tiranës nuk po dëgjohen.
Tv Klan ka denoncuar prej ditësh gjendjen skandaloze në shumë zona të kryeqytetit, por kompania përgjegjëse “Eco Tirana” nuk ka marrë asnjë masë, siç duket edhe në këto pamje të një prej lagjeve më të njohura të Tiranës, në Ali Dem.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 