Vetëm në gjysmën e parë të muajit Gusht përmes portit të Durrësit udhëtuan mbi 120 mijë pasagjerë në hyrje dhe dalje. Fluksi më i madh ka qenë në hyrje për shkak të kulmit të sezonit turistik.

Të dhënat zyrtare të autoritetit portual tregojnë se përmes trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona janë transportuar mbi 73 mijë pasagjerë në hyrje dhe rreth 47 mijë pasagjerë që u janë drejtuar brigjeve italiane. 

Krahas pasagjerëve një rritje e konsiderueshme është vërejtur edhe në numrin e automjeteve, trajlerave dhe kamionëve. Kështu po në dy javët e para të muajit Gusht janë përpunuar mbi 32 mijë automjete dhe rreth 4 mijë kamionë dhe trajlerë.

Fluksi në hyrje-daljet e Shqipërisë nuk është regjistruar vetëm përmes rrugëve ujore, por dhe nga toka.

Në pikat doganore që lidhin vendin tonë me Greqinë ka pasur fluks automjetesh.

Në Kapshticë gjatë fundjavës kanë hyrë rreth 4500 persona dhe kanë dalë nga territori ynë mbi 7800 udhëtarë. I njëjti ritëm lëvizjesh ka shoqëruar edhe këtë fillim jave.

Fluks të lartë automjetesh dhe udhëtarësh janë regjistruar dhe në doganën e Qafë-Thanës gjatë fundjavës. 6022 udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri dhe 5022 kanë lënë vendin tonë.

Për të përballuar shtimin e lëvizjeve në pikat doganore të vendit tonë po punohet me kapacitete të shtuara.

Tv Klan